Michael Jackson: Ndihem... shumë i ri në moshën 50 vjeç
Michael Jackson feston sot 50 vjetorin e tij të lindjes. “Ndihem shumë i zgjuar, i mençur, por në të njëjtën kohë edhe i ri” – tha ai.
Ai u bë yll që kur ishte shumë i ri, por më vonë pasoi me skandale, persekutime dhe ja ku ndodhet 50 vjeç me shumë operacione për të ndërruar lukun e tij. Në një intervistë për “Good Morning America” ai shprehet se “po kalon një kohë të mrekullueshme, dhe i relaksuar”.
Ikona e popit flet për karrierën e tij, fëmijët dhe planet për të ardhmen.
“Jam duke festuar 50 vjetorin, sëbashku me fëmijët e mi, më pas do të shohim filma me kartonë” – tha ai në një bisedë telefonike.
I pyetur nëse në këtë moshë mund të bëjë të gjitha kërcimet e dikurshme ai u shpreh: Sigurisht mund të bëj të gjitha kërcimet e famshme, ndoshta edhe më shumë.
“Ndihem shumë i zgjuar, i mençur, por në të njëjtën kohë edhe i ri” – tha ai.
Duke u kthyer pak mbrapa në kohë, Jackson tha se kohët më të bukra të jetës së tij kanë qenë ato të regjistrimit të albumit “Thriller” të realizuar në vitin 1982, dhe “Off thë Wall” realizuar në vitin 1979. Me këto albume Jackson është ngjitur në majën e karrierës.
“Kjo ishte shumë për mua pasi mora adhurimin e publikut të të gjithë botës” – tha ai.
Kur ju kërkua nga moderatori të këndonte një këngë ai e nisi me "Oh boy, that's a hard one," dhe më pas vazhdoi me "We Are the World," "Billie Jean" and "Thriller."
Por Jackson tha se nuk kishte ndaluar. “Po bëj projekte për gjëra shumë të mëdha”.
Ai shpreson të realizojë një album të ri muzikor, por për këtë nuk dha një datë të saktë.
“Jam duke shkruar, dhe kam kompozuar shumë gjëra. Por gjithashtu jam duke rritur edhe fëmijët e mi dhe ndihem i lumtur kur u mësoj atyre të ngasin biçikletën, i mësoj të lexojmë. I dua shumë”.
I pyetur nëse donte që dy djemtë dhe vajza të kishin të njëjtën karrierë si ai, ai tha se: “unë dua që ata të gëzojnë fëmijërinë, për më pas do shohim”.
“Kam emocione shumë të mëdha kur i shikoj që bërtasin nga gëzimi. Emocionohem kur i shoh që janë të lumtur”.
Një nga aventurat e Jacksonit ishte operacioni për të bërë lëkurën e bardhë. Ai në publik është parë edhe me maska vetëm për të mbuluar lëkurën e zezë.
Ai pati një sërë martesash të shkurtra, midis të cilave edhe me vajzën e Elvis Presleyt, Lisa Marie Presley.
Në vitin 1993, Jackson është akuzuar se ka ka ngacmuar seksualisht një djalë që shkoi në shtëpinë e tij në “Neverland”, por kjo gjë u hodh poshtë nga gjykata.
Një akuzë tjetër u ngrit për të njëjtin shkak në vitin 2003, por përsëri gjykata e hodhi poshtë në vitin 2005.
Jackson ka një situatë shumë ndryshe nga popstarët e tjerë Prince dhe Madonna të cilët këtë verë mbushën të 50-tat.
Ata vazhdojnë të bëjnë muzikë dhe të mbushin stadiumet dhe faqet e revistave, ndërkohë që Jackson duket në pushim nga kjo anë.