E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektet e investimeve në kompaninë ARMO

Grupi amerikano- zviceran planifikon të përpunojë më shumë se një milionë ton naftë bruto në vit në Shqipëri, pas blerjes së kompanisë së naftës ARMO dhe investimit të 240 milionë dollarëve në përmirësimin e teknologjisë në të.

Rezart Taci, tregtari më i madh i naftës në vend si dhe aksionari më i madh i grupit investitor, tha për Reuters se kompania planifikonte të importonte naftë bruto nga Iraku për ti përpunuar për pordhim të brendshëm.

Grupi, i përbërë nga kompania zvicerane Anika e Tacit, “U.S. Refinery Associates of Texas” dhe Mercuria Energy Group kanë paguar më shumë se 125 milionë euro për të blerë 85% tëaksioneve të kompanisë së naftës ARMO.

“Ne planifikojmë të përpunojmë këtu të gjithë naftën bruto të nxjerrë nga Albpetron, rreth 250 000 ton ose 1.6 milionë barrela naftë, si dhe gjysmën e prodhimit të Bankers Petroleum, 300 000 ton ose 1.9 milionë barrela. Ndërkohë projekti është që të importojmë edhe 500 000 ton nga Iraku në vitin e parë” – tha Taci.

Albpetrol është kompani shtetërore ndërkohë që Bankers petroleum është kompani kanadeze e cila nxjerr naftë në fushën e Patos Marinzës.

Taci tha se i vjen keq që Bankers do të përpunojë vetëm gjysmën e naftës në Shqipëri, ndërkohë që gjysmën tjetër do ta dërgojë për eksport.

Ai shtoi se kompania e tij Anika Enterprise zotëron 70% të aksioneve të grupit, Rafinery Associates of Texas rreth 20% dhe Mercuria Energy Group 10%. “Mercuria mund të rrisë pjesën e saj të aksioneve në të ardhmen” – tha Taci.

Rafineria e grupit në Ballësh prodhon naftë të distiluar përgjysmë si dhe benzinë, ndërkohë që rafineria në Fier prodhon bitum dhe naftë të trashë për makineri të mëdha. Të dyja rafineritë janë 40 kilometra larg nga porti i Durrësit.

“Investimi ynë ka si synim kryesor edhe mjedisin pasi ndotja aktualisht është 1000% mbi normën e lejuar. Ne do të shpenzojmë 50 milionë dollarë për mjedisin dhe pjesa tjetër do të shpenzohet për përmirësimin e teknologjisë, logjistikës, trajnimit të punonjësve dhe impianteve” – tha Taci.

Rafineria e Ballshit është ndërtuar në vitet 1970 sipas teknologjisë kineze, dhe ka një kapacitet prej 1 milionë tonë, ndërkohë që rafineria në Fier ka kapacitet gjysmë milionë ton.

“Rafineritë janë sipas teknologjisë kineze, por inxhinerët thonë se janë në gjendje të mirë dhemund të prodhojnë nënprodukte të ndryshme të naftës” – tha ai.

Taci, i cili është edhe menaxheri i përgjithshëm i grupit, tha se 60% e prodhimit do të shitet në tregun vendas ndërkohë që pjesa tjetër përfshirë bitumin dhe benzinën do të eksportohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›