Gjana kundër raportit të FMN: Bujqësia në rritje
Ministri i Bujqësisë Jemin Gjana hodhi poshtë raportin e FMN, duke theksuar se arritjet e bujqësisë shqiptare janë mëse të dukshme dhe reflektojnë një ekonomi dhe bujqësi në rritje e në zhvillim.
Për ministrinë e bujqësisë 7 muajt e parë të këtij mund të konsiderohen tashmë një sukses, dhe kjo, pavarësisht raportit më të fundit të FMN, i cili vlerësoi me nota të ulëta zhvillimin ekonomik të vendit, dhe kryesisht Bujqësinë.
Ministri gjana refuzoi të komentojë në lidhje me çështjen e pronave, edhe pse kjo e fundit u prezantua si një arritje e ministrisë. I pyetur në lidhje me mënyrën se si do të bëhet dëmshpërblimi i pronarëve, Gjana tha se çështja do të bëhet e ditur pasi të përfundohet dhe miratohet i gjithë kuadri ligjor lidhur me këtë çështje.