Poni: Maqedonia interes për implementimin e regjistrit të gjendjes civile sipas regjistrit tonë
Maqedonia shpreh interes të implementojë Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, sipas Regjistrit Kombëtar të shtetasve shqiptarë. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, pas një takimi që pati me një delegacion të ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, si dhe një delegacion të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile të Austrisë, zyrë me të cilin është bashkëpunuar për krijimin e Regjistrit Kombëtar të shtetasve shqiptarë, tha në një konferencë shtypi,
se qëllimi i ardhjes së delegacionit maqedonas dhe austriak është standardi absolut i zbatimit në vendin tonë të Regjistrit Austriak të Gjendjes Civile, duke shtuar se nisur nga standardet e arritura në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile të vendit tonë, të implementuar në tetor të vitit 2008, ka shprehur interes për implementin e këtij Regjistri edhe Republika e Maqedonisë. I pyetur nga media për numrin e përgjithshëm të letërnjoftimeve të tërhequra deri ditën e mërkurë, Poni deklaroi se "deri ditën e djeshme e kanë tërhequr letërnjoftimin e tyre 1.216.000 shtetas në rang vendi. Duke i kërkuar edhe njëherë të gjithë shtetasve që kanë aplikuar për dokumentin elektronik dhe nuk e kanë tërhequr atë, zëvendësministri i Brendshëm informoi se nisur nga kapacitetet prodhuese të kompanisë ALEAT, pothuajse ka përfunduar prodhimi i të gjitha letërnjoftimeve elektronike për ata shtetas që kanë aplikuar, ndërsa vuri në dukje se diferenca mes atyre të prodhuara dhe letërnjoftimeve të tërhequra, është e vogël.