E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michael Jackson, ne lufte me vdekjen

Michael Jackson po lufton me vdekjen, pasi vuan nga nje semundje e rralle dhe vetem nje transplant mund t’i shpetoje jeten. Megjithate, ylli i popit eshte aq in dobet, saqe edhe operacioni do te ishte teper me rrezik per te. Lajmin e ben te ditur ish-gazetari i revistes “Rrolling Stone”, Ian Hleperin, ne nje biografi, qe pritet te shkaktoje reagime te adhuruesve te kengetarit.

Gazetari eshte i njohur per investigimet e tij. Sipas shkrimtarit kanadez, Jackson vuan nga nje semundje gjenetike, e njohur si Alpha 1-antitrypsin deficiency, qe shkaktohet nga prodhimi i glikoproteines Alpha 1 ne gjak dhe ne mushkeri dhe qe mund te rezultoje fatale.

“Ka nevoje per transplant te mushkerive, por gjendja e tij shendetesore nuk mund ta perballoje operacionin”. Michael vuan edhe nga enfizema dhe ka hemorragji gastrointestinale kornike, qe sipas mjekeve mund t’i shkaktoje vdekjen. Halperin thote se gjendja e tij eshte perkeqesuar, edhe pse prej vitesh ai perpiqet te mbaje nen kontroll problemin me mushkerite.

Thuhet se Jackson ka humbur shikimin 95 perqind nga syri i majte. Zbulimet dramatike te Halperin nuk jane konfirmuar ende, por vellai i madh i Michael, Jermaine, duket se e ka pranuar gjendjen e tij. “Vellai im nuk eshte mire keto kohe, nuk eshte moment i mire per te”, tha ai ne nje interviste per Fox TV. 

Disa dite me pare Jackson u fotografua rrugeve te Los Anxhelos ndersa dilte nga nje spital, i veshur me nje maske te cuditshme, qe i ngjante asaj te Zorros.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›