Michael dhe Catherine, pushime në Saint Tropez
Tashmë duket një kohë e largët, kur aktori hollivudian, Michael Douglas luftonte me vdekjen. Ai fitoi kundra sëmundjes së rëndë dhe është shfaqur në një formë mjaft të mirë fizike, krah bukuroshes, bashkëshortes së tij, Catherine Zeta-Jones në qytetin ekzotik të Saint Tropez në Francë. Çifti ka preferuar të vizitojë qytetin e mrekullueshëm për të kaluar disa ditë plazh, ndërsa janë parë të shëtisin në një jaht luksoz. Por nuk kanë qenë vetëm fotot në distancë ato që dëshmojnë pushimet e tyre, por edhe ato shumë afër, nuk u kanë shpëtuar fotografëve profesionalistë, duke bërë kështu që ato të qarkullojnë në gjithë sitet botërore e padyshim edhe shqiptare. Përveçse rrezeve në fotot e publikuara në internet, Michael shfaqet i shtrirë në një krevat, ku një masazhator kujdeset për trupin e tij, ndërsa bashkëshortja e tij, aktorja e njohur, bën banjo dielli.