E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michel: Hamasi, shkak i gjthçkaje në Gaza

Gaza - Hamasi është ëprgjegjësi kryesor i masakrave të fundit në Gaza. Ky është qëndrimi i Komisionerit europian për Zhvillimin, Louis Michel i cili deklaroi nga Gaza se Hamasi kishte "pjesën më të madhe të përgjegjësisë" në luftën që shkatërroi territorin palestinez. Sipas tij, "Tani, duhet të kujtojmë gjithashtu përgjegjësinë e madhe të Hamasit. E them këtu me vetëdije, Hamasi është një lëvizje terroriste dhe duhet të denoncohet si e tillë. Opinioni publik europian, do të dëshpërohet kur të mësojë se po paguajmë shumë herë, qoftë Komisioni, qoftë shtetet anëtare, qoftë donatorët e mëdhenj, për infrastruktura që do të shkatërrohen vazhdimisht ".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›