Michel: Leon lojtar i Realit
Trajneri i Getafes, Michel, ka deklaruar se mesfushori i tij kryesor, Pedro Leon, i është shitur Realit dhe se tani është në dorën e Hose Mourinjos të vendosë fatin e futbollistit.
Pavarësisht faktit që Pedro Leon ka shkuar për stërvitjet parasezonale me Getafen në Segovia, ekziston mundësia që ai të kthehet dhe t'i bashkohet Real Madridit. Thuhet se ai mund të vazhdojë qëndrimin në Getafe nëse Reali e lejon atë si huazim.
"Klubi nuk ka se çfarë të bëj. Pedro Leon i është shitur Real Madridit. Ata do të përcaktojnë skuadrën e tyre dhe Mourinjo do të vendosë se çfarë do të ndodhë me të. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, shpresojmë se ai do të jetë edhe në fund të parasezonit këtu. Por, ky nuk është vendimi ynë. Kjo ndodhi edhe me Esteban Graneron sezonin e kaluar dhe ne vazhduam punën tonë", tha Michel, sipas Marca.