E Diel, 1 Nëntor 2026

Josipoviç: Debati Athinë-Shkup, ndryshe nga kontesti kroato-slloven

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç ka deklaruar se kontesti i emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është ndryshe nga ai kroato-slloven.

Megjithatë, Josipoviç është shprehur se edhe çështja e emrit mund të zgjidhet shpejt dhe Maqedonisë t'i hapet rruga e integrimit në BE dhe NATO.

"Kroacia dëshiron që kontesti me Greqinë të zgjidhet sa më shpejt dhe të bien pengesat që Maqedonia ka në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Mendoj se ekzistojnë mundësi konkrete dhe për një zgjidhje, e cila do të ishte e mirë për mbarë rajonin", ka pohuar Josipoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›