E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e ligjerimit

Humbja e besimit ndaj nje ligjerimi diskursi shoqeror eshte treguesi kryesor se nje formacion shoqeror eshte ne krize qe shume shpejt perfundon me lufte qytetare me kunderthenie te pazgjidhshme etnike religjioze etike kulturore.


Fjalet simbolet qe dikur ishin faktor te kohezionit shoqeror dhe pjese e identitetit e vetedijes kombetare sesi fillojne ta humbin kuptimin peshen relevancen e tyre saqe ne fund te procesit shnderrohen ne shenja irrituese. Sa per ilustrim ylli ai simbol i fuqishem i padiskutueshem i identitetit ideologjik brenda nates u shnderrua ne faktor te percarjes dhe te urrejtjes. Shembuj te kesaj natyre ka shume.


Ky proces i humbjes se domethenies se fjaleve eshte pasoje e deshtimit te projekteve themelore per shtetin dhe per te vertetat e tjera mbi te cilat jo vetem qe ngriten shtetet por edhe formohen botekuptimet e njerezve.


Botekuptimi mesjetar e humbi besueshmerine kur disa pohime themelore ne librat e shenjte dolen te paverteta.


Ky rrenim i botekuptimit mori hov kur shkenca deshmoi se toka nuk eshte e rrafshet dhe se nuk eshte qendra rreth te ciles sillen planetet dhe vete dielli. Keto njohuri te reja krijuan panik ngaqe njerezit humben mbeshtetjen strumbullarin rreth te cilit zhvillohej jeta e tyre. Sic dihet lajmetaret e te vertetave te reja digjeshin gjalle per shkak te vleresimit se pohimet e tyre e rrenuakan rendin shoqeror.


Ky proces filloi me denimin e Sokratit dhe sot e kesaj dite vazhdon ne trajten e fetave anatemave ndaj krijuesve te ndryshem Sallman Ruzhdiut bie fjala. Keto kanosje mallkime apo ekzekutime brutale ishin ne funksion te mbrojtjes se ligjerimit te vjeter dhe te interesave te grupacioneve te ndryshme. Ne hapesirat shqiptare kemi shembullin e eliminimit monstruoz te konkurrenteve te brendshem apo te kontestuesve te jashtem te formacionit shoqeror komunist.


Sa me shume qe sistemi komunist dilte i deshtuar aq me teper rritej niveli i represionit. Permes denimeve drakonike rritej frika dhe eliminohej debati. Kritika lejohej vetem kunder armiqve te brendshem dhe te jashtem. Permes denimeve te llahtarshme mbrohej ligjerimi diskuri qe pengonte zhvillimin shoqeror.


Pra cdo shtet cdo perandori kulture apo qyteterim e ka ligjerimin e vet argumentet dhe metodat mbi te cilat ndertohet formacioni shoqeror dhe sigurohet luajaliteti i qytetarit ndaj sistemit. Shumica e ligjerimeve shoqerore jane ne thelb paragjykime qe me shume prodhojne krize sesa stabilitet. Por ka edhe dallime.


Bie fjala SHBA-te si vlere kryesore te ligjerimit te tyre e kane lirine. do vlere tjeter eshte dytesore. Ne kete sistem te vlerave madje tolerohet edhe krimi nese nuk mund te gjenden faktet qe e deshmojne ate. Nese do te shkelej ky parim atehere do te filloje natyrshem humbja e kredibilitetit te ligjerimit qe e prodhon kohezionin ne shoqeri.


Ne SHBA-te dhe shtete e tjera perendimore ekziston fenomeni paradoksal i diktatures se lirise. Te krijosh rend stabil shoqeror mbi parimin e lirise eshte mrekulli kulmore e njeriut. Zbatimi rigoroz i ketij parimi eshte po aq mahnites sa edhe vete liria. Te gjitha perpjekjet per ta rrenuar ligjerimin amerikan zhvillohen rreth argumentimit te kundertes se liria amerikane paskesh qene farse.


Deshtimi i ligjerimit perfundon me humbjen e arsyes se ekzistimit te atij shteti qe humb luften me vetveten.

Ky zvetenim i ligjerimit kryesisht ndodhe me shtetet federale te ndertuara mbi shoqerite heterogjene multietnike por ndodhe edhe me shtetet njekombshe qe sarrijne ti zgjidhin kundertheniet politike.


Kete shqetesim e zbuloi edhe kancelarja njera nga drejtuesit me te pergjegjshem politik te Evropes znj. Merkel. Ajo ne menyre teper serioze konstatoi se nocioni vlera e multietnizmit ka deshtuar.


Ky eshte nje konstatim dhe paralajmerim shume serioz per te gjitha ata qe keto procese i kundrojne si mode te re dhe jo si degjenerim i projekteve kryesore liria e fjales eshte shnderruar ne gjuhe te urrejtjes te drejtat e njeriut ne terrorizem apo administrimi i institucioneve ne korrupsion etj.


Si ne Evrope ashtu dhe ne SHBA zhvillohet procesi i abuzimit me lirine me demokracine. Bartes te ketij procesi jane emigrantet politike apo ekonomike qe kane sistem tjeter te vlerave te ndertuara mbi premisa te tjera kryesisht religjioze.


Te paret qe e verejne kete dukuri zakonisht jane intelektualet. Mirepo edhe ata si vdekataret e tjere nuk jane imun ndaj korrupsionit dhe egocentrizmit narcisoid. Ne keto kohe pa kohe ata sillen si oportuniste te cilet vetem i stilizojne idete nebuloze te politikeve nderkaq me te suksesshmit hyne puneve edhe me ambicioze ti fitojne betejat e humbura ose ta realizojne mitin.


Intelektualet qe fitojne shansin qe te merren me politike te kene pushtetin ne fazen e tranzicionit cuditerisht ne vend qe ta racionalizojne procesin e bejne te kunderten e paraqesin te sotmen te degjeneruar dhe ofrojne platformen per ringjallje te atavizmave te ndryshme idilin e dikurshem inekzistent.


Te gjitha keto konstatime mund te shihen shume lehte nese me korrektesi analizohen proceset qe zhvillohen ne shoqerite dhe shtetet qe dolen nga struktura e shembur jugosllave vecmas ne Serbi dhe Maqedoni.


Ndoshta opinioni shqiptar eshte i ngopur me lajmet dhe komentet qe per teme e kane mendesine serbe apo maqedonase aq me teper nese merret parasysh se politiket intelektualet mediumet kleri serb si dhe ai maqedonas vazhdimisht dhe jo pa perbuzje merren me shqiptaret me historine identitetin kulturen traditen e tyre.


Deshem apo sdeshem ata do te vazhdojne te merren me ne me te gjitha shtresat e popullsise. Ky fiksim i tyre me Kosoven ne fakt zbulon friken nga pasojat e ndryshimit te ligjerimit te pavetedijshem se pikerisht ndryshimi i nxjerr nga kriza qe vete ata e riciklojne.


Pas vendimit te GJND-se si dhe pas terheqjes se rezolutes serbe ose pershtatjes se saj me percaktimet e UE-se ata fituan nje hapesire te re per opstrukcion. Sikur te mos kerkohej arbitrimi i GJND-se nuk do te ekzistonte motivi per rihapje te negociatave.


Per serbet humbes nuk kishte asnje mundesi qe te rihapet cfaredo negociate me shqiptaret. Per ta madje edhe vendimi negativ i GJND-se ishte opsion me i vlefshem sesa mbyllja perfundimtare e ceshtjes se Kosoves.


Kur ska shi ben edhe bresheri thote populli. Kerkesat e tyre teknike do te jene po aq destruktive sa edhe negociatat per statusin e Kosoves. Qe tani ata pergatiten per fuqizim te kerkesave territoriale per objektet e tyre sakrale te cileve ata u japin rendesi te tepruar religjioze. Per keto kerkesa dhe menyren se si i qasen kesaj ceshtjeje ata do te gjejne perkrahes edhe brenda shteteve qe tashme e kane njohur pavaresine e Kosoves.


Krahas materializimit kompensimit te humbjes se djepit pala serbe do te parashtroje kerkesa irracionale per kompensim te investimeve serbe. Sipas elaborateve te para te hartuara tashme ne institucione per hulumtime strategjike keto kerkesa arrijne permasa marramendese perafersisht 240 miliarda euro. Shenjterimi serb i Kosoves do te kete epilog financiar.


Presidenti serb Boris Tadiq pas nje varg deklaratash konform ligjerimit jo koherent tradicional serb per Kosoven pas realitetit te ri pas GJND-se pra dha nje deklarate befasuese utilitare ... nuk eshte ne rregull qe njera pale te fitoje cdo gje nderkaq tjetra asgje...


Kjo deklarate pragmatike zbulon se serbet pas nje varg deshtimesh ne planin politik ushtarak fetar kane filluar ta ndryshojne ligjerimin e tyre menyren se si ata e kundrojne boten dhe veten ne te.
Me ardhjen e Tadiqit ne krye te shtetit verehen te carat ndermjet ligjerimit te serbeve te Serbise dhe atyre jashte Serbise.


Ekziston nje dallim semantik ndermjet fjales serb dhe serbian. Me nocionin serbserbin nenkuptohen te gjithe serbet nderkaq me fjalen serbianac nenkuptohen perfshihen vetem serbet e Serbise. Ne skenen politike serbe kane filluar te ndodhin ndryshime te pritshme serbianet te moderuarit kane filluar ti fitojne betejat me serbet radikale.


Gjithmone kur serbet e humbin luften pergatisin formacionin rezerve qe njihet me emrin Druga Serbia Serbia tjeter qe paralajmerohet si opsion me i moderuar. Ky opsion ne thelb nuk eshte antagonist me ate te parin por ka nje nuance pak me te bute. Me fjalor pak me te moderuar kerkohet e njejta Kosova dhe interesat e tjera gjeostrategjike serbe.


Ne kohen e Millosheviqit serbianet ishin radikale ata i nxiten i zgjuan nga gjumi serbet anekend botes. Tani jane ndryshuar rolet serbianet u zbuten nderkaq serbet u bene me radikale.


Sa here qe serbianit me prejardhje malaziase B. Tadiqit te moderuar i dridhet toka ai mbeshtetet ne krahun e serbit te B/H Dodikut i cili i jep koses sa te doje ose sa ti thone. Kjo taktike perdorej edhe me pare prej dyshit Millosheviq - Karagjiq ose Sheshelit serb dhe Nikoliqit serbijan.


Tash per tash ne poziten e pare ka dale ligjerim serbian kinse me i moderuar. Keto pohime mund te konstatohen po ashtu nese krahasohen fjalimet e fundit te klerikeve ortodokse serbe patriarkut serbian Irinei me ate peshkopit serb Amfillohi Radoviqit ose nese analizohet fakti pse per patriark u zgjodh peshkopi i moderuar serbiani Irinei dhe jo ai qe vazhdimisht favorizohej ekstremisti malazias me identitet serb Amfilohi Radoviqi etj.


Dallimet rreth tyre u verejten edhe lidhur me paraden e homoseksualeve ne Beograd. Peshkopi Amfillohi i krahasoi ato me Sodomen dhe Gomoren duke paralajmeruar ndeshkimin e Zotit.


Ligjerimi serb per veten dhe per te tjeret eshte konfliktual dhe shume larg prej standardit euro-perendimor. Ky perceptim qe prodhon vazhdimisht konflikte me realitetet e ndryshme historike etnike politike eshte nje perzierje e mitit besimit grandomanise narcizmit kolektiv nacionalizmit here provincial here metafizik urrejtjes resantimanit kunder- perendimor etj.


Te gjitha keto veti jane ne funksion te hegjemonise dhe te bindjes serbe se jane lidere madje edhe te Evropes. Ata qe nuk pranojne keto fiksacione serbe shpallen armiq.


Ligjerimi per Serbine si kategori gjithekohore e pandryshueshme ndeshet me faktet e pameshirshme. Kufijte e saj asnjehere nuk kane qene stabel te pandryshueshem.


Ne fillim ishte Pashalluku i Beogradit pastaj Mbreteria Serbe pas Luftes se Pare Boterore Mbreteria Serbe Kroate Sllovene pas Luftes se Dyte Boterore Republika Popullore Federative Jugosllave rrjedhimisht Republika Socialiste Federative Jugosllave Republika Federative Jugosllave Unioni Serbi dhe Mali i Zi etj.


Bashke me ndryshimit te emrit ndryshoheshim edhe simbolet emrat e qyteteve rrugeve permbajtja e librave emrat e rrugeve. Ky fenomen ne fakt e rrenon strategjine serbe qe ceshtja e Kosoves te zgjidhet sipas parimit per mosndryshim te kufijve.


Ne Maqedoni po ashtu shfaqet fenomeni i krizes se ligjerimit. Koncepti i identitetit te dyfishte antik dhe sllav mund te zhvillohet vetem ne shoqeri ku mendimi kritik nuk funksionon.


Prandaj sa me shume qe shtohen perpjekjet per zgjidhje te kontestit aq me shume thellohet kriza nga vete shteti qe filloi ti emertoje rruget institucionet ekonomike sportive shendetesore me emra te personaliteteve antike te gershetoje ne planin urbanistik premisen antike me ate sllave.


Ky ligjerim bizar i ndertuar mbi paragjykime qe e shumefishojne krizen nuk do te perfundoje lehte. Deshprimi i kancelares gjermane zonjes Merkel nga deshtimi i koncepteve multietnike as qe eshte regjistruar nga politikeberesit maqedonas.


Shpesh here ligjerimi i gabuar jep efekt te kundert sidomos nese eshte kardinal dhe joreal.
Shqiptaret kane nje brenge tjeter jane duke kerkuar ligjerimin kombetar modern.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›