Micigan kerkohet zbardhja e plote e ngjarjeve te 2 prillit 1991

Ne shtetin e Miciganit ish veprimtare te levizjes per demokraci ne Shqiperi qe sot jetojne ne Shtetet e Bashkuara perkujtuan 2 prillin e vitit 1991 dhe bene thirrje qe vrasja e kater te rinjve shkodrane te ndricohet plotesisht. Megjithese kane kaluar 20 vjet nga demonstrata antikomuniste pjesmarresit thane se autoritetet ne Shqiperi duhet ti rikthehen asaj ngjarjeje per te sjelle para drejtesise pergjegjesit e drejtperdrejte te vrasjeve.
Ne nje salle te qytetit Clinton Township te Miciganit jane ekspozuar dhjetra fotografi te 2 prillit 1991 kur Shkodra dhe mbare Shqiperia u tronditen nga nje ngjarje qe do te shpejtonte renien e komunizmit ne vend. Ate dite u vrane kater te rinj perkrahes te demokracise Arben Broci Bujar Beshanaku Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.
Nje pjese e njerezve qe kane ardhur ketu jane pjesmarres te demonstrates se 2 prillit dhe deshmitare te drejtperdrejte si Paulin Palushi qe beri keto fotografi nga ajo dite.
Secili prej atyre qe jane sonte ketu mund te ishte vrare ne ate dite te veshtire kur rezultati i perballjes se demonstruesve me policine ishte i paparashikueshem.
Pjesmarresit thane se ndonese 2 prilli 1991 i dha nje shtytje vendimtare levizjes per demokraci ngjarja ende mbetet e pandricuar plotesisht.
Alfons Grishaj ka qene nje nder drejtuesit e deges se Partise Demokratike te Shkodres ne kohen e ngjarjeve te 2 prillit.
Ajo ka mbetur pezull. Nuk jane nxjerre ne banken e te akuzuarve as urdherdhenesit dhe as zbatuesit. Kjo ceshtje ka mbetur e pazgjidhur sepse ne ate kohe ne nuk kemi pasur as hetuesi as gjykata dhe as prokurori per te zgjidhur kete problem. Pra hetuesine dhe prokurorine e kane bere spiunet e sigurimit te shtetit te cilet kane krijuar nje amulli dhe alibi te vertete.
Shumica e atyre qe folen ne kete rast perkujtimor shprehen pikpamjen se ne Shqiperi komunizmi ende nuk eshte denuar sic do te deshen ata te ishte denuar.
Eshte teper e pranishme ideologjia e bartur prej atyre viteve famekeqia prej elementeve dhe autoreve te cilet prune terror persekutim dhe mjerim mbi popullin shqiptar tha Gjon Bucaj kryetar i Organizates Vatra.
Ata thane se demokracia ne Shqiperi po ecen me veshtiresi dhe po has pengesa te shumta ne rrugen e saj.
Kolec Ndoja nje nder organizatoret e levizjes per demokraci ne Shkoder ne kohen e ngjarjes se 2 prillit thote se Shqiperia sot ka nevoje urgjente per bashkim dhe se shqiptaro-amerikanet duhet te kontribuojne me shume.
Ne u mblodhem ketu qe ndoshta te dalim me nje konkluzion se si ta bashkojme Shqiperine dhe si ta shpetojme Shqiperine. Sot nuk eshte fjala se cfare mund te beje Shqiperia per ne por secili prej nesh i ka pese minuta kohe per te thene se cfare mund te bejme ne per Shqiperine.
Me emocion te pranishmit pane nje dokumentar per 2 prillin.
Zoti Grishaj i beri thirrje qeverise shqiptare qe zbardhja perfundimtare e asaj qe ndodhi me 2 prill te mos lihet ne heshtje
Mund te kete edhe deshmi te reja qe do ti vijne ne ndihme zbardhjes perfundimtare te ceshtjes se 2 prillit tha zoti Grishaj.