E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Barak Obama do te shpalle kandidaturen per rizgjedhje

Media amerikane po njofton se Presidenti Barak Obama do te shpalle zyrtarisht gjate diteve ne vijim kandidaturen e tij per tu rizgjedhur ne post.

Burimet thone se zoti Obama ka gjasa te dorezoje dokumentet prane Komisionit Federal Zgjedhor neser dhe me pas do tu drejtohet perkrahesve te tij me nje mesazh me video ose me shkrim.

Dorezimi i dokumenteve prane komisionit i kerkohet zotit Obama para se ai te filloje te kerkoje donacione. Presidenti pritet te mbaje nje tubim me 14 prill ne ikago per mbledhjen e fondeve per fushaten. Tubime te tilla pritet te mbahen edhe ne Nju Jork dhe Los Anxhelos gjate javeve qe vijne.

Grumbullimi i fondeve eshte pjese e rendesishme e ecurise se fushates ne Shtetet e Bashkuara dhe stafi i fushates se zotit Obama thote se pret te mbledhe 750 milion deri ne 1 miliard dollare para zgjedhjeve te nentorit 2012.

Zoti Obama do te kandidoje per mandatin e dyte dhe te fundit me kohezgjatje prej kater vjetesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›