Miço: Mos prisni nga shteti për punësimin. Të rinjtë preferojnë Facebook-un përpara punës
Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punës, Thoma Miço, deklaroi para pak ditësh në Panairin e Punës se Duhet ta pranojmë se jemi bërë pak të besueshëm sa i takon nxitjes së punësimit, në raport me agjencitë e tjera, private, që janë dhe konkurrentët tanë. Sot në një intervistë për gazetën Shqip, ai thotë se njerëzit nuk duhet të presin vetëm nga shteti për punësimin.
Ne do bëjmë të pamundurën për ti ofruar të papunëve mundësi punësimi, por nga ana tjetër, dua të jap një mesazh: mos prisni vetëm nga shteti. Qeveria harton politika dhe ngre rrjete, por jo detyrimisht duhet të gjejë punë. Motoja jonë e ardhshme do të jetë bëhu përgjegjës për veten, thotë Miço, që nuk harron të kritikojë edhe të rinjtë. Konstatohet se të rinjtë tanë preferojnë të qëndrojnë me orë të tëra para rrjeteve sociale, se sa të kërkojnë punë përmes sistemeve online. Tjetër fenomen, jo vetëm tek të rinjtë, është preferenca. Në jo pak raste refuzojnë të marrin atë punë që u gjen shteti përmes zyrave tona, të lidhura me privatin. Pra, kanë pretendime, deklaron Miço.