E Shtunë, 31 Tetor 2026

Microsoft hedhnë treg Office 2010në gjithë botën

SHBA- Microsoft Office 2010 është lëshuar në shitje në tri versionet e saj, Home and Student, Home and Business, dhe Professional në të gjithë botën.

Në dyqanet e shitjes me pakicë, versionet e Office 2010 do të kushtojnë 179.99, 279.99 dhe 499.99 dollarë, mirëpo nëse vendosni që të shkarkoni softuerin ose ta blini atë me opsionin e ri të shitjes, Key Card, atëherë çmimi bie në 119.99, 199.99 dhe 349.99 respektivisht.

Versioni më i ri i paketës ofron disa shtesa të rëndësishme, së bashku me azhornimin e versionit të Office 2007, duke përfshirë këtu edhe Outlook Social Connector dhe disa vegla të reja multimediale për editim.

Shtesa më e madhe në Office 2010 është Office ëeb Apps, një version i thjeshtë por shumë funksional, i cili lejon bashkëpunim direkt për dokumente, ruajtje online të të dhënave, integrim me Hotmail dhe produkte tjera të Microsoft.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›