E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi, prioritetmbrojtjae të moshuarve

TIRANE- Në kuadrin e ditës ndërkombëtare të të moshuarve, u organizua sot një takim nga Shoqëria shqiptare për të gjitha moshat, ku u diskutua për mbrojtjen e dinjitetit të personave të moshuar, parandalimin e abuzimit dhe neglizhencës.

Objektivi i kësaj tryeze të nivelit të lartë, ishte ndërgjegjësimi për abuzimin ndaj të moshuarve, duke u përpjekur të nxisë një debat në nivel kombëtar. Në takim u kërkua zbatimi i ligjeve dhe harmonizimi i të gjithë aktorëve të pushtetit qendror, ndërkohë që u kërkua nga pushteti lokal të sistemojë shërbimet dhe të zbatojë politikat sociale.

Drejtorja ekzekutive e shoqërisë shqiptare për të gjitha moshat, Mira Pirdeni, theksoi se është e rëndësishme që fondet dhe programet e OKB të shkojnë në programet dhe projektet për moshën e tretë në nivel lokal dhe kombëtar. Kjo tryezë, ishte pjesë e një fushate kombëtare për të sjellë një ndërgjegjësim publik, për abuzimin e të moshuarve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›