Matura shtetërorepërfundoi testii Matematikës
TIRANë- Maturantët ju nënshtruan sot provimit të dytë me detyrim, Matematikës. Testi i njohurive për këtë lëndë, ku moren pjesë 37 500 maturantë, nisi ne oren 10:00 dhe përfundoi në orën 12:30, kur fletët e plotësuara u mblodhen dhe u shpër-ndane në katër qendrat e korigjimit të Tiranës, Fierit, Elbasanit dhe Shkodrës.
Provimi i Matematikës përmbante 25 pyetje, të cilat ishin të kombinuara ndërmjet atyre që kërkojnë zgjidhje dhe pyetjeve me alternativa. Në total, të rinjtë duhet të grumbullojnë 50 pikë. Ndërkohë që përgjigjet e provës së dytë të maturës 2010 pritet të dalin në fund të muajit qershor. Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo maturant. Vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga maturanti për kërkesën përkatëse, mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga hartuesit e testeve.
Vlerësimi i përgjigjeve në provimet e detyruara dhe me zgjedhje bëhet me pikë të cilat ekuivalentohen në notë. Pas përfundimit të çdo provimi të Maturës, AVA shpall skemën e vlerësimit të testit. Testet e provimit të Maturës vlerësohen nga vlerësues të jashtëm.
(m.a/News24/BalkanWeb)