E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatët për Gjykatëne Lartë, javën e ardhshmenë Komisionin e Ligjeve

TIRANë- Tre kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, të propozuar në dekretet e emërimit nga Presidenti i Republikës, do t'i nënshtrohen javën e ardhshme seancave dëgjimore në komisionin parlamentar të Ligjeve.
Kalendari i punimeve të këtij komisioni ka përcaktuar një seancë të veçantë për secilin kandidat, duke filluar nga data 21 qershor me kandidatin Medi Bici, për të vijuar më 22 qershor me Sokol çomon dhe për të përfunduar më 23 qershor me kandidatin Vexhi Muçmataj.

Sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit, dekretet e Presidentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të depozituara për shqyrtim në parlament më 25 maj, do të programohen për t'u votuar në seancë plenare, sapo të jenë gati.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në përmbushje të detyrimit të tij kushtetues, më 25 janar 2010 nisi procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për 6 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe 4 vendet në Gjykatën e Lartë.

Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi pune jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion për jo më pak se 15 vjet. Ndërkohë, numri i atyre që konkurruan për këto poste ishte rreth 50-60 individë.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›