Midis Bronksit dhe Ballkanit
05/04/2011 “Midis Bronksit dhe Ballkanit”, titullohet libri me tregime i shkrimtarit shqiptar Fron Nahzi i promovuar këto ditë në shqip.
Fron Nahzi jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa libri vjen i përkthyer në shqip nga Idlir Hoxha.
Për botuesen e Nahzit, letërsia e Fronit në çastin që e lexon “të jep ndjesinë sikur sheh filmat e Çaplinit, sepse në fund fare qesh dhe qan njëkohësisht. Gjithashtu në letërsinë e tij e njoh lehtësinë e papërballueshme të cinikut romantik”.
Kritiku letrar Artan Puto, megjithëse e ka njohur Fronin përpara shkrimeve të tij, është i mendimit se do të ishte më e lehtë të flasësh për një njeri dhe për veprën e tij kur ke një distancë. “Këto shkrime për mendimin tim kanë një cilësi që unë e vlerësoj shumë siç është humori dhe autoironia e këtyre shkrimeve”, tha Puto.
“Ne jemi të mësuar ndoshta të lexojmë gjithmonë një letërsi patetike romantike, por ky autor përdor këto mjete për të njohur atë copë territori që ne e quajmë mëmëdhe. Pra, është, si të thuash, një përpjekje e vazhdueshme për ta njohur, ndërkohë që ne jemi mësuar që t’i bëjmë deklarata dashurie ‘atdheut’ dhe në të vërtet e dimë se sa shumë e duam atë. Pra, humori dhe autoironia e këtij libri ndoshta do të na bëjnë edhe neve që ta njohim më tepër vendin dhe veten tonë”, u shpreh Puto.