Bashkia, policia të vërë para drejtësisë atentatorët
05/04/2011 Nënkryetarja Dhimitri akuza ndaj Policisë së Shtetit
Policia e Shtetit duhet të veprojë sa më shpejt për të vënë para drejtësisë atentatorët që sulmuan kreun e policisë ndërtimore në Bashkinë e Tiranës Ardit Kaja. Pas ngjarjes së ndodhur i menjëhershëm ka qenë reagimi i bashkisë nëpërmjet nënkryetares Albana Dhimitri, e cila përveç akuzave të lëshuara ndaj Policisë së Shtetit i ka kërkuar asaj që të zbulohen “autorët e plagosjes” dhe “të ndalohen kriminelët”. Sipas saj, kryeinspektori Kaja u qëllua pasi ndaloi varjen e flamujve të LSI-së nëpër shtylla pranë njësisë bashkiake nr.5 në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi” dy ditë më parë. Kundrejt kësaj situate Dhimitri ka ngritur akuza ndaj Policisë së shtetit, pasi kjo e fundit dy ditë më parë nuk kreu detyrën që i parashikon ligji për të mbrojtur inspektorët e ndërtimores të kryejnë detyrën. Duke iu referuar ngjarjes së dy ditëve më parë të heqjes së flamujve elektoralë, nënkryetarja e Bashkisë ngriti akuza ndaj Policisë së Shtetit se nuk bëri detyrën në mbështetje të ligjit dhe inspektorëve. Më tej Dhimitri u bëri thirrje partive “të mos cenojnë qytetin duke vendosur flamurë e banderola ku nuk është përcaktuar me ligj”.