Midis enigmes dhe gatishmerise per dialog - Para takimit NATO- Rusi

Ndoshta klima e bute e Socit qe gjendet ne brigjet e Detit te Zi mund ti zbuse pak shpirterat sepse sikurse theksoi para takimit ambasadori rus prane NATO-s Dmitri Rogosin bisedimet per ngritjen e nje sistemi te perbashket evropian per mbrojtjen prej raketave do te jene te stuhishme bdquoKoleget dhe miqte tane amerikane e dine tamam qendrimin rus. Ne presim prej tyre garanci konkrete dhe jemi te gatshem te bisedojme deri sa te arrijme nje perfundim pozitiv. Evropianet nuk duhet te bejne sikur jane spektatore ne ndonje loje tenisi. Sepse ne fund te fundit keto arme do te stacionohen ne territorin e tyre. Pra mjaft me heshtje dhe me fshehje pas kurrizit te gjigandit te madh.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Takim i ministrave te jashtem te vendeve te NATO-s ne Berlin
Pala ruse pret qe shtetet e NATO-s te bejne te qarte ne Soci se si do te vazhdojne puna ne lidhje me sistemn evropian per mbrojtjen prej raketave. Te dyja palet duan te bashkepunojne per kete projekt por se si per kete po diskutohet me zjarr prej muajsh.
NATO vazhdon te mbroje idene e ngritjes se nje sistemi evropian per mbrojtjen prej raketave dhe propozon qe Rusia te ngreje nje te tille ne territorin e saj dhe te dyja palet te kembejne informacione.
Kremlini e pranon nje gje te tille vetem ne rast se NATO ofron garanci ligjore qe ky sistem nuk do te drejtohet kunder Rusise. Rusia kerkon qe sistemi per mbrojtjen prej raketave te mos e pengoje mundesine per nje kundergoditje me arme berthamore nga ana e Rusise.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem rus Lawrow dhe ai gjerman Westerwelle takohen me Sekretarin e Pergjithshem te Nato-s Rassmussen
Sekretari i pergjithshem i NATO-s Rasmussen i hedh poshte keto kerkesa per garanci duke thene ne menyre lapidare se fantazmat e se kaluares nuk ekzistojne me. Pas lajmeve se SHBA do te ngrene ne Rumani nje sistem per mbrojtjen prej raketave Rusia propozoi ngritjen e nje sistemi te perbashket me ndarje sektorale. Sekretari i pergjithshem i NATO-s Rasmussen e hodhi poshte ne fillim te qershorit nje ide te tille.
Ekspertet terheqin vemendjen qe deshtimi i bisedimeve mund te coje ne nje gare te re armatimi. Por megjithe tonet e ashpra askush nuk thote jo per projektin. Pra ka shpresa qe pas takimit disa prej rezervave te eleminohen.
Autor Christina Nagel/Dr.PandeliPani
RedaktoiAida Cama