Mlladiqi ne Hage

Ish-komandanti i forcave serbe ne Bosnje - Hercegovine Ratko Mlladiq refuzoi edhe ne daljen e tij te dyte para Tribunalit te Hages te deklarohet ndaj akuzave per krime dhe gjenocid. Ai refuzoi te degjoje pikat e atkakuzes qe e rendojne per krimet me te medha ne Evrope qe nga Lufta e Dyte Boterore.
Mlladiqi nderpriste tere kohen gjykatesin kur ishte dukelexuar aktakuzen prandaj kryesuesi i trupit gjykues Alphons Orie u detyrua ta nderprese seancen dhe te urdheroje largimin e Mlladiqit nga salla e gjykimit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta te grave boshnjake para gjykates se Hages
Mlladiqi percolli largimin e tij me fjalet nuk po me jepni te drejten te mbrohen nuk po me lejoni avokate. Sipas rregullores se Tribunalit mungesa ne salle e te akuzuarit do te thote se ai eshte deklaruar si i pafajshem.
Qe ne fillim te procesit ishte e qarte se seanca e sotme nuk do te kalonte pa incidente. Mlladiqi refuzoi te heqe kapelen dhe te vendose kufjet ne vesh. Ishin forcat e sigurise ato qe e detyruan ti beje keto. Ai vazhdoiti drejtohej publikut te mbledhur me shume se sa trupit gjykues te cilit ndonje here i kthente dhe shpinen. Disa here trupi gjykues u detyrua ti terheqe verejtjen qe te perqendrohet ne kete proces dhe te mos kthehet nga publiku. Mlladiqi kerkoi edhe nje muaj kohe per konsultime me avokatet dhe te birin lidhur me strategjine e mbrojtjes. Avokati i caktuar nga Tribunali Aleksandar Aleksiq ka vizituar me shume se dhjete here Mlladiqit ne burg por ai ka refuzuar bashkepunimin duke kerkuar dy avokate te tjere.
Mlladiqi tha se nuk do te deklarohet lidhur me aktakuzen para se ne ekipin e mbrojtesve te tij te mos emerohen avokati serb Millosh Shaljiq dhe ai rus Aleksandar Mezjajev. Ai kerkoi qe procesi te shythet edhe nje here por gjykatesit refuzuan.
Bildunterschrift Ratko Mladiq para tribunlit ne HageNe pyetjen e Alphons Oriet nese i akuzuari e ndjen veten fajtor ish-komandanti i forcave serbe ne Bosnje-Hercegovine u pergjigj Ju mund te beni cfare te doni por pa emrimin e Shaljiqit dhe Mezjajevit nuk dua te flas. Orie tha se kjo verejtje do te merret parasysh dhe vazhdoi te lexoje pjese nga aktakuza. Mlladiqi filloi te bertiste me fjalet se nuk do te degjoje asgje nga aktakuza nesenukvijne avokatet e deshiruar. Pas disa verejtjeve te Mlladiqit me tone te larta gjykata vendosi ta largoje nga salla. Perfaqesueset e shoqates se nenave te personave te vrare ne Bosnje-Hercegovine therrisnin ne drejtim te te akuzuart vrases vrases...
Pas nje nderprerje te shkurter procesi vazhdoi pa prezencen e Mlladiqit ndersa gjykatesi shenoi zyrtarisht se i akuzuari eshte deklaruar i pafajshem. Ne dy pika te aktakuzes Mlladiqi akuzohet per gjenocid ne Srebrenice dhe tete komuna te tjera te Bosnjes. Ai akuzohet per krime deportime vrasje perndjekje dhe terror ndaj popullates civile.
AutorBahri Cani
RedaktoiAida Cama
Aida Cama