Majat e Ballkanit - Impulse per bashkepinimin rajonal permes projekteve per turizimin

Vendin e njohur si Maja e Huses ne fshatin Shkrel te Rugoves vetem gjysme kilometri e ndan nga kufiri me Malin e Zi. Ndersa nje shtepize e drunjte e ngrehur ne 1750 metra mbi nivelin e detit i perket familjes Husaj e cila pret e percjell vizitore nga vende te ndryshme gjate gjithe sezonit te veres. Kryesisht shtepiza shfrytezohet per pushime javore apo dhjetediteshe. Kete te shtune une i kam percjell mysafiret nga Prishtina dhjete mysafire te cilet e kane shfrytezuar nje dhjeteditesh. Cmimet neper vila private jane te kapshme p.sh. per dhjete dite paguhen 100 euro. Ushqimin vizitoret e pergatisin vet mirepo prodhimet bujqsore i marrin tek blegtoret fqinjte tane thote Aver Husaj pronar i cili megjithese banon ne Peje ai i kthehet dhe i rikthehet fshatit te te pareve sa here gjen mundesine.
Shtepiza eshte e punuar me dru me hapesira te mjaftueshme. E shfrytezoj per vizite te familjes por edhe per vizitore qe i duan pushimet ne gjirin e natyres dhe duan te shijojne boronicat luleshtrydhet cajerat por edhe prodhimet e blegtorise si djathin qumeshtin ajken etj. Lartesia mbi nivelin e detit eshte 1750 metra dhe sipas eksperteve eshte banje natyrore ne te cilen sherohen disa semundje.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Burimet e Ali Pash Gucise ne Mal te Zi
Trashegimia natyrore dhe kulturore baze per zhvillimin e turizmit ne Kosove
Kosova ka dy shtylla baze per zhvillimin e turizmit trashegimine kulturore dhe ate natyrore. Dhe pikerisht ky diversitet kulturor nxiti realizimin e projektit bdquoMajat e Ballkanit ne te tri shtetet nderkufitare Kosove - Mal i Zi -Shqiperi i cili financohet nga Organizata Qeveritare Gjermane GIZShoqata per Bashkepunim Nderkombtar thote Halil Bajrami udheheqes i Divizionit te Politikave Turistike dhe promocionit ne Ministrine e Tregtise dhe te Industrise. Ky projekt eshte diskutuar gjate me donatorin GIZ te cilin e falenderoj sikurse qeverine gjermane dhe popullin gjerman per mjetet qe kane ndare jo vetem per kete projekt. bdquoMajat e Ballkanit mbeshtetet edhe nga tri qeverite e shteteve perkatese kemi nje grup udheheqes te perbere nga perfaqesues nga tri shtete i cili bashkarisht me donatorin GIZ te tri shteteve por edhe GIZ-in ne Sarajeve po perkujdesimi per hapat e metejshem per zhvillimin e ketij projekti.
Gjate muajit qershor me shtigjet e alpinizmit te bjeshketareve nga te tria vendet te cilet filluan nga Guri i Kuq ne Rugove te Kosoves kaluan ne Plave te Malit te Zi dhe vazhduan per ne Theth te Shqiperise u mbajt ceremonia e hapjes se projektit Majat e Ballkanit. Ndersa projekti do te vazhdoje me sinjalizimin e shtigjeve te ecjes pergatitjen e portalit te web-it por edhe aktivititete te tjera ne bashkepunim me donatorin me pushtetin lokal dhe ate qendror thote z.Bajrami.
Shfrytezim i potencialeve turistike dhe hapje e vendeve te punes
Qellimi i projektit eshte shfrytezimi i potencialeve turistike perkatesisht i bukurive natyrore per zhvillimin e turizmit malor dhe per mbeshtetjen e bjeshketareve jo vetem te ketyre tri vendeve por edhe te vendeve te tjera per tacuteu krijuar atyre kushte qe ti shijojne bukurite e ketyre tri vendeve thote Bajrami.
Por banoret e zonave nderkufitare megjithese cdo projekt eshte i mireseardhur ata me teper do te preferonin nje projekt unik ne menyre qe zhvillimi i turizmit te kete nje vije te qarte. Per zhvillimin e turizmit rural ne Rugove dhe ne viset e tjera te Rugoves secili projekt ka rendesine e vet. Mirepo projektet e vecuara jane afatshkurtera dhe jetegjatesi do te premtonte nje projekt i pergjithshem per zhvillimin eturizmit dhe joshjen e te interesuarve per shfrytezimin e bukurive te kesaj zone nderkufitare thote z.Husaj.
Regjisorin Fatos Lajci ambientalist i apasionuar i cili pjesen me te madhe te jetes e kalon neper bjeshket e trikendeshit kufitar Kosove - Mal i Zi - Shqiperi sot e kontaktojme ne telefon teksa i ngjitet Majes se Hajles 2400 metra mbi nivelin e detit. Mirepo tek ky adhurues i natyres i cili njeh mire cdo pellembe te ketyre trevave dhe shtigjet e ecjes alpine te te cilit i kane tejkalaur me kohe kufijte nuk gjejme entuziamzin e pritur per projektin Majat e Ballkanit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Regjisori dhe ambjentalisti Fatos Lajci gjat alpinizmit
Majat e Ballkanit apo Parku Ballkanik i Paqes
Projekti Majat e Ballkanit ne thelb eshte projekti Parku Ballkanik i Paqes i cili filloi ne vitin 2000 dhe kjo duhet te jete shume e qarte edhe per vet financuesin GIZ dhe te involvuarit e tjere ne projekt. Projekti Majat e Ballkanit nuk e perfshin rrjetin e shoqerise civile organizatat joqeveritare dhe ato nderkombetare qe e kane filluar kete projekt qysh ne vitin 2000 dhe as komunitetin e te gjitha pushtetet lokale te komunave te zones nderkufitare te Kosoves Shqiperise dhe Malit te Zi te cilet ne Konferencen Nderkombetarene per Parkun e Paeqes ne Ballkan me 2006 ne Prishtine nenshkruan nje Leter te Qellimit te Mire me emrin Ballkans peace Park qe te lobojne dhe kontribuojne qe ky projekt te realizohet prej te tria shteteve. Me nje fjale bdquoMajat e Ballkanit eshte nje copy paste i projektit tone ne te cilin kemi punuar me vite tera dhe qe tani atij i eshte ndryshuar vetem emri.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Alpinizem ne trikendeshin kufitar Kosove - Mali i Zi - Shqiperi
Levizja per Parkun Ballkanik te Paqes filloi ne vitin 2000 me qellim te mbrojtjes se mjedisit zhvillimit te turizmit te qendrueshem dhe stimulimit te punesimit lokal me fokus krijimin e tri parqeve te ndara nacionale qe shtrihen ne Bjeshket e Nemuna - Kosove Theth -Valbone- Shqiperi dhe Prokletije - Mali i Zi. Pergjate viteve u organizuan shtigje ecjeje me emrin Long Walk for PeaceRrugetimi i Gjate per Paqe ku ze fill edhe ideja per realizimin e dokumentarit me po te njejtin titull nga regjisori Fatos Lajci. Mirepo qofte nepermjet projektit dhjetevjecar Parku Ballkanik i Paqes qofte nepermjet projektit aktual Majat e Ballkanit apo nepermjet nje projekti tjeter Alpet e Ballkanit tashme trikendeshi kufitar Kosove - Mal i Zi - Shqiperi eshte evdientuar si zona me potencialin me te fuqishem turistik dhe me ane te zhvillimit te turizmit rural ne kete zone pritet te gjenerohen mijera vende pune.
Autor Ajete Beqiraj
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora