Midis njeriut-zot dhe njeriut që pëson
Një histori shqiptare e viteve ‘80-të, nga një “shkrimtar” i ndrydhur në diktaturë, që rebeloi duke kaluar vetëm romanin përtej kufijve
Zakonisht, kur paraqitet një libër i ri në prani të autorit, nuk mungojnë fjalët e bukura për vetë atë e edhe më të bukura për krijimin e tij. Robert Prifti na e ka kursyer këtë hipokrizi. Ka vite që ai nuk është midis nesh. Nuk pati fatin të shihte se në botë ka vend edhe për ëndrrat që nisin e shndërrohen në njëmendje. Në një njëmendje ku sot po hyn me kryet lart një njeri i thjeshtë deri në mosdukje, i ndershëm deri në pësim. Dhe ai që, sa qe gjallë, qe detyruar të tregonte kujdes për çdo hap që hidhte ose për çdo fjalë që thoshte (jo më që shkruante, sepse kjo ishte e pamendueshme), sot na paraqet një mësim të madh: njeriu i talentuar dhe i ndershëm ndaj vetes më mirë hesht sesa shkruan me porosi. Sepse heshtja e tij është dinjitet, është krenari, është porosi. Fjala e tij e paktë vlen ku e ku më shumë se qindra faqe të shkruara nën diktatin e një regjimi. Robert Prifti, po thosha, na e ka kursyer këtë hipokrizi, që shpeshherë bëhet pa qëllim të keq dhe që ndoshta tashmë është shndërruar në zakon, por nuk na e ka mohuar të drejtën që të themi se, falë këmbënguljes dhe besimit të tij tek e mira, ne sot kemi në dorë një libër ndryshe.
Jo vetëm titulli i huajtur nga letërsia e kahershme greke, por edhe vetë fryma e romanit të Robert Priftit na mbështjell me makthin e tragjedive të lashta: dymijë e pesëqind vjet mbas Eskilit a Sofokliut, ai na rrëqeth e na bën të mendohemi për natyrën njerëzore, kaq fisnike, nga njëra anë, dhe kaq të ligë, nga ana tjetër. Sepse, në rast se tragjedia klasike zinte vend midis asaj që ishte hyjnore dhe njerëzores, tragjedia që na paraqet Robert Prifti, shtrihet midis njeriut-zot dhe njeriut që pëson. Nëpërkëmbja e një shpirti të lirë, ndrydhja e tij, asgjësimi i vlerës në të mirë të kundërvlerës, ëndrrat e vrara, përpjekjet herë inatçore e herë të zvargura që nuk nxjerrin askund, por përsëri jeta mbi të gjitha, respekti ndaj vetvetes dhe ndaj së ndershmes, janë disa nga elementet me të cilat Robert Prifti ndërthur sajesën letrare. Që është një rrëfim jete. Dhe ky rrëfim na kujton shprehjen që gjejmë te Sofokliu: shumë gjëra te njeriu janë të hatashme, por asgjë s’është më e hatashme se vetë njeriu.
Thashë sajesën letrare. Dhe fill mbas saj thashë një rrëfim jete. Nuk ka asnjë lajthitje dhe as kundërshti në këto fjalë: rrëfim jete mund të jetë për ata që e kanë jetuar kohën ku i vendos ngjarjet Robert Prifti (dhe që i ka përjetuar), dhe sajesë letrare për ata që s’e kanë njohur atë kohë. Por një krijim letrar që bart një kumt të trishtë për atë kohë: kanë vrarë ëndrrën, dhe një porosi për sot a për nesër: të mos harrohet asgjë dhe të mendohet se e sotmja ndërtohet mbi kujtimin e së kaluarës. Të një së kaluare që duhej fshirë nga kujtesa, sikur të mos ishte puna për mësimin që nxirret soje. Romani i Robert Priftit na ndihmon për këtë.
Qe një befasi e këndshme për mua, që e kam pas njohur autorin dhe të gjithë familjen e tij, (mjeshtër rrobaqepës që bënë çmos dhe e shkolluan Robertin me djersën e ballit), kur i biri, Edgari, mërgimtar në Gjermani, më njoftoi se kishte ndër mend të botonte në shqip veprën e të atit. Befasi, sepse nuk e dija që Roberti shkruante (dhe këtë e dëshmon mënyra se si e ku e ka shkruar Polifemin) - eh, sa gjëra nuk dinim për njëri-tjetrin në atë kohë dyshimesh dhe frike - sepse libri më bëri shumë përshtypje dhe sepse m’u bë zemra mal kur Edgari, me një këmbëngulje për t’u lavdëruar, iu fut punës për të përkthyer shqip librin që ishte shkruar italisht nga i ati. Edhe pse e dinte që në këtë punë do të ndeshej me shumë vështirësi lidhur me gjuhën. Me të dyja gjuhët: atë italisht (gjuhë e huaj, edhe pse e njohur) dhe tonën (gjuhë prej vitesh e vitesh e papërdorur jashtë shtëpie).
Robert Prifti ishte poliglot. Librin “Syri i Polifemit” e shkroi italisht, sepse e mbajti shpresa të mund ta botonte në Itali. Në Shqipëri, kuptohet, as që bëhej fjalë. Por nuk u bë gjë. Robert Prifti nuk e njohu kënaqësinë të shihte një punim të tij të botuar (mbase duke u fshehur prapa një pseudonimi, që të shmangte pasojat e kuptueshme në Shqipëri), por mendoj se italianët, me të cilët Autori ynë mendonte të ndante pezmin dhe shpresën, humbën edhe më shumë: humbën një shans për të njohur më mirë një fqinj të tyre, nëpërmjet faqeve të një romani-jetë.
Ani: sot këtë shans për të njohur ca më mirë të kaluarën e vendit, dhe kjo falë vullnetit të Edgar Priftit, do ta kenë bashkëvendësit e Robert Priftit.
Nuk më takon të them sot cilat janë vlerat letrare të librit: këto vlera, kur janë (dhe në librin “Syri i Polifemit” janë), dalin në pah më vonë. Dhe janë lexuesit që i çmojnë. Unë jam i mendimit se këto lloj veprash që shtjellojnë të kaluarën, krahas vlerës artistike, kanë edhe atë të një mesazhi etik, ashtu si, në fund të fundit, duhet ta ketë çdo vepër e mirëfilltë letrare.
Nëse në sytë tanë, a të brezit mbas nesh, kjo njëmendje hera-herës paraqitet e shformuar dhe egërsisht çnjerëzore, nuk kemi të bëjmë me një të metë të autorit, as me një predispozitë të lexuesit për të parë kudo zi: vetë jeta që na paraqet Prifti, ishte me fare pak ngjyra, edhe ato të zbehta e të mekura.
Robert Prifti, në romanin e tij, nuk eksperimenton trajta e kumte: duke e ndier këtë shfrim si një mision, ai rrëfen, tejçon, përshkruan jetën ashtu siç e ka jetuar. Atë jetë që e ka ndrydhur dhe që nuk e ka asgjësuar, vetëm ngaqë ai qe Njeri me Nj të madhe. Përgjithësimet, pastaj, na takon neve t’i bëjmë. Por për një gjë nuk mund të heshtet: stili disi fragmentar dhe thuajse kinematografik i romanit dëshmon që autori jo vetëm e ndien, por edhe “e shikon” ngjarjen. Dhe nuk na mëson si ta shikojmë edhe ne (sepse letërsia që na paraqet, nuk është aspak didaktike), por na e përball me vrazhdësinë e së vërtetës. Ai i shmanget gjykimit në shumicën e rasteve: këtë veprim e quan një të drejtë dhe detyrë të lexuesit. Aty ku ne do të hasim ndonjë, autorit i ka shkarë, sepse s’ka qenë i zoti ta përmbajë veten. Dhe kjo thjesht sepse, duke qenë dëshmitar i një kohe të mbrapshtë dhe duke e përjetuar atë, edhe pse si shkrimtar, ai ngrihet mbi vogëlsitë njerëzore dhe, mbi të gjitha, përmbi frikën, si njeri që këtë kohë e ka pësuar. Ajo i ka rënduar.
Bertold Brehti ka shkruar: Shkrimtari duhet të ketë guximin të shkruajë të vërtetën, edhe pse ajo ndrydhet gjithandej... (si dhe) dinakërinë për ta shpërndarë midis tyre (lexuesve A.K.).
Më është kujtuar Robert Prifti, kur kam lexuar këto fjalë të Brehtit. Nuk ia doli sa qe gjallë: nuk mund t’i vihet faj. Ai të vetën e bëri. Dhe kjo që ai ka bërë, është, ashtu siç thotë Prusti, një mjet optik që ai i ka dhënë në dorë lexuesit: për të parë, për të gjykuar.
Nuk mund të flitet gjerësisht për vlerën e një autori, kur njihet vetëm një vepër e tij. Por një gjë mund të thuhet plot gojën: mbasi ke lexuar “Syrin e Polifemit”, të vjen keq që nga ky autor nuk ke në dorë gjë tjetër. Të paktën, derisa dikush t’i futet punës për të mbledhur krijimtarinë e ndrydhur të këtij autori të ndjeshëm e të sinqertë. Nuk do të ishte vetëm një punë e vlertë për lexuesin shqiptar, por edhe shlyerja e një borxhi ndaj atyre që kanë jetuar një të djeshme, pak të themi, të vështirë, ku sytë e Polifemëve të veckël, por që të bënin gjëmën, zhbironin deri edhe ëndrrat e njerëzve. Do të ishte, pra, shlyerja e një borxhi jo vetëm ndaj së kaluarës, por edhe ndaj së ardhmes.
Monopoli, 2009
Një histori, thjesht ndryshe
Romani që na prezanton përkthyesi Amik Kasoruho, sikur të mos ishte ky emër, ndoshta do kalonte pa asnjë germë të shkruar në media, në qoftë se nuk do të na tërhiqte vëmendjen kjo dëshmi: “javë të tëra iu deshën tim ati ta rishkruante romanin “Syri i Polifemit” dhe disa nga poezitë e tij me një kaligrafi tepër të imët dhe që mund të lexohej vetëm me ndihmën e një thjerre. Mjafton të shikohet faksimilja e një faqeje të dorëshkrimit. Ishte tetori i vitit 1987, kur ai më së fundi arriti të merrte vizën për në Itali, për të shkuar te motra e tij e vetme. E ngjeshur kështu në pak fletë dhe e fshehur me kujdes nën tabanin e çantës së udhëtimit, vepra e tij arriti t’i shpëtonte kontrollit doganor, duke kapërcyer me sukses pengesën e parë, përpjekje kjo tepër e rrezikshme për atë kohë.
Leja e shkurtër e qëndrimit nuk i dha mundësinë që të gjente mënyrën për ta botuar në Itali. Vepra mbeti atje, te nipi i tij, i cili, me gjithë përpjekjet e bëra, nuk arriti ta deshifronte dorëshkrimin. Më vonë edhe përpjekjet e mia të herëpashershme për ta botuar romanin në Itali ose në Gjermani, me gjithë vlerësimin shumë të mirë të lektorëve të huaj që e kaluan nëpër duar, mbetën të pasuksesshme”. Këto janë fjalët e nipit të Robert Priftit, Edgarit që solli në shqip pikërisht romanin për të cilën na rekomandon Kasoruho, dhe që duhet ta besojmë, se është një befasi historike. Jo vetëm nga dëshmia e mësipërme se si Prifti shkruan një libër, plot gjurmë të kohës, por për nevojën që kanë lexuesit për një ngjarje plot lëndë, dhe histori njerëzore aq personale, të thjeshtë, të ndryshëm të një përditshmërie shqiptare të viteve më të zymta, gati rrënues- vitet ’87. Duke shkruar fshehurazi për vite të tëra, në kushte të pavolitshme dhe ndrydhjeje, arriti të hidhte në të pastër dy romane, dy ese, një përmbledhje me tregime dhe dy përmbledhje me poezi. Roberti vdiq papritur në Tiranë më 22 tetor të vitit 1993.