Xhaxhi, të duket i bukur Baba?
Nga Notesi - Në fytyrën e tij ishte fikur buzëqeshja. Në orën 20:00 të ditës së shtunë, Azem Shkreli ishte ndarë nga ne. Para fotografisë së tij, tek dëgjonte lajmin e zi për mikun, Lazimi kishte bërë homazh. Për këtë mësova pas dy vjetësh, kur u gjenda në Dyseldorf dhe vizitova zyrën nga alarmonim kancelaritë për atë që ndodhte në Gadishullin Ilirik
Ernesto Sabato sapo largohej nga vendi i të parëve kishte pyetur: “Cili Zot mund të fshihet pas vuajtjes”? Në vitet ‘80 të shekullit të XX-të, shtëpia botuese “Prosveta” e Beogradit kishte zënë të përgatisë kompletin e këtij gjiganti. Sapo kishin mësuar se Sabato kishte gjak shqiptari, hoqën dorë nga projekti.
Tek e lexoja “Tunelin”, për të satën herë, më ishin parafytyruar miqtë e mi që nuk gjenden më mes nesh: Esad Mekuli, Hivzi Sylejmani, Latif Berisha (i vrarë para derës së shtëpisë), Ymer Elshani (i masakruar familjarisht), Enver Gjerqeku, Rexhai Suroi, Zekeria Rexha, Tajar Hatipi, Anton Pashku, Sutki Imami, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Azem Shkreli, Mirko Gashi (shqiptari nga Kraleva, si e quanim ne shokët), Jusuf Gërvalla (i vrarë bashkë me të vëllanë), Beqir Musliu, Rexhep Elmazi (i vrarë), Agim Ramadani (i vrarë tek shkulte gurin e kufirit), Ali Musaj, Tahir Desku, Ilijaz Prokshi. Ditë më parë nga ne u nda edhe Agim Deva, autor i 70 veprave. Tek ndalem para tyre më bëhet se nderoj një armatë që mbrojti fjalën e çerdhen e shqipes.
Do të ishte e turpshme të pranonim së në të kaluarën heshtën krijuesit dhe nuk bënë gjë për çështjen e Kosovës. Në vitin 1993 kur dhuna serbe ishte shkallëzuar dhe kërkonin t’ia vinin drynin “Rilindjes”, një grup krijuesish e gazetarësh, në krye me Adem Demaçin, u ngujuam në “Pallatin e Shtypit” të mbronim librin shqip, ndërsa redaksitë u derdhen nëpër kafene e podrume, që mbanin gjallë kujtesën. Nëpër fjalë e shikime tona vetëtinte e sotmja, se vetëflijimi shpie te e bukura. Ishin kohë tërmetesh e të papriturash. Ndodhi pastaj edhe kthimi i krijuesve rebelë, që i kishte përndjekur regjimi totalitar shkaku i bindjeve për artin dhe fatin e popullit. Nga harresa vinin Lasgushi, Konica, Fishta, Koliqi e kolosë tjerë të anatemuar. Letërsia kombëtare kishte zënë të marrë frymë lirshëm. Botimet e “Rilindjes” vazhdonin të zgjonin kërshërinë dhe tej kufirit. Ajo tani më nuk është. Më 5 maj 1997, bashkë me mikun tim Azem Shkrelin, për herë të parë, gjendeshim në “Panairin e Librit” në Gjenevë. Më 6 maj kishim përcjellë një bisedë të Kadaresë në TV francez, dikur pasdite me poetin Sabit Gecin ishim nisur për në Cyrih. Të nesërmen Azemi nga Sangaleni udhëtoi për në Vitten, ku e kishte familjen.
Unë kisha zbritur në Vjenë. Jasha Zlobeci, poet e publicist i njohur slloven, i cili kishte ngritur zërin shpesh për çështjen e Kosovës, më priste, se duhej të udhëtonim në një takim të PEN-it, që mbahej në Bled.
Ditën e premte i kisha telefonuar dhe mikut, i cili me atë humorin karakteristik më ishte përgjigjur: “Mos harro se do të dalim në Kukës për një mbrëmje letrare”. Ditën e shtunë Azemi ishte përshëndetur për herë të fundit me të vetët. Nga miku ynë i përbashkët, Lazim Destani, kishte kërkuar një biletë njëdrejtimëshe për në Prishtinë.
Në fytyrën e tij ishte fikur buzëqeshja. Në ora 20 të ditës së shtunë, Azem Shkreli ishte ndarë nga ne. Para fotografisë së tij, tek dëgjonte lajmin e zi për mikun, Lazimi kishte bërë homazh. Për këtë mësova pas dy vjetësh, kur u gjenda në Dyseldorf dhe vizitova zyrën nga alarmonim kancelaritë për atë që ndodhte në Gadishullin Ilirik.
Ditën e diel arrita në Prishtinë. Pasi kisha drekuar, bashkëshortja ime ma priti: Tani do të pish një kafe sade. Pse? - kisha pyetur. Të ka ikur miku, Azemi? Mbrëmë, tek kalonte zebren në aeroport kishte dhënë shpirt. Në shtëpinë e tij arrita pa e përbirë kafshatën.
Aty takova Ramiz Kelmendin, Bajram Kelmendin (i vrarë me të dy djemtë në luftën tonë të fundit) dhe Zenun Çelajn.
Të hënën, arriti nga Kanadaja Aida, e bija e Azemit. Pyetjen e parë që ma bëri ishte: Xhaxhi Ali, babi të duket i bukur? Me sy të përlotur kisha dalë në Arbëri, ku tani prehet poeti ynë. Të qoftë i lehtë dheu i Dardanisë. Nuk ishim ne vetëm poetë, as nuk e venim në pyetje etikën. Kishte të drejtë Sabato kur tha: “Cili Zot mund të fshihet pas vuajtjes?”
tetor ‘09