Sektori i ndërtimit, kriza ka frenuar shitjet
Ndërtuesit, paketë masash qeverisë. Kërkohet rritje e likuiditetit
Pengesat, çmimet e referencës, mungesa e kreditimit dhe rënia e shitjeve
Ndërtimi është sektori që ka ndjerë më shumë efektet që ka dhënë kriza ekonomike globale. Qytetarët gjatë këtij viti janë treguar më të matur me kursimet e tyre dhe kanë nguruar të blejnë banesa të reja, për shkak edhe të rënies së të ardhurave që kryesisht sigurohen nga emigracioni. Këtë fakt e kanë pohuar drejtuesit e Shoqatës së Ndërtuesve, të cilët në një konferencë shtypi dje kanë bërë prezente problemet që shqetësojnë aktualisht këtë sektor. Mbi 4000 apartamente kanë mbetur pa shitur, pasi ka rënë fuqia blerëse, ndërsa ndërtimi është tkurrur për shkak të mungesës së likuiditetit. Një ndër vështirësitë që ndërtuesit kanë hasur gjatë kësaj periudhe është frenimi i kreditimit nga bankat e nivelit të dytë, të cilat janë treguar më të kursyera ndaj këtij sektori për t’i dhënë kredi. Po ashtu për shkak të krizës globale kanë rënë ndjeshëm edhe të ardhurat që vijnë nga emigrantët, që janë dhe burimi kryesor për blerjen e banesave të reja. Në ditën e ndërtuesit, Shoqata e Ndërtuesve ka paraqitur një paketë masash për qeverinë, e cila do t’i ndihmojë ata të dalin nga kjo gjendje. Në sektorin e ndërtimit ushtrojnë veprimtari një numër i konsiderueshëm shoqërish ndërtimi, të krijuara në rrjedhën e viteve të dekadës së fundit. Këto shoqëri ushtrojnë një aktivitet të fuqishëm, i cili për nga volumi i qarkullimit që realizojnë arrin në rreth 1.5 miliard euro në vit. Në fund të vitit 2008, në sektorin e ndërtimit ushtronin veprimtarinë e tyre rreth 2500 shoqëri ndërtimi gjithsej, nga të cilat mbi 1.000 shoqëri vetëm në Tiranë. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, shoqërive të ndërtimit u është dashur të përballen me pengesa e vështirësi të shumta, të cilat kanë pasur efektet e tyre negative, direkt në volumin e punimeve të kryera, në numrin e punonjësve që ato kanë punësuar, në trajtimin e punonjësve, në të ardhurat e gjeneruara dhe së fundi edhe në shumën e detyrimeve të paguara prej tyre për buxhetin e shtetit. Të dhënat tregojnë se si rezultat i kësaj klime jo të favorshme, një numër relativisht i madh i shoqërive të ndërtimit nuk kanë kryer fare veprimtari gjatë vitit 2008.
Propozimet e ndërtuesve për qeverinë
Ndërtuesit propozojnë të bëhen ndryshime mbi vendimin që përcakton çmimet e tyre të centralizuara e të fiksuara, mbi bazën e të cilit të bëhet llogaritja e detyrimeve tatimore për të gjitha shoqëritë e ndërtimit. Sipas ndërtuesve, për një vend që synon të instalojë ekonominë e tregut të lirë, ideja për fiksimin e centralizuar të çmimeve të punimeve dhe mbi këtë bazë për përcaktimin e detyrimeve tatimore e kontrollin e këtyre detyrimeve, që në koncept është plotësisht i gabuar dhe pa kuptim. Po kështu shqetësuese për ata janë dhe pagat referuese për punonjësit. Sipas ndërtuesve në mjaft raste, nivelet e këtyre pagave janë përcaktuar edhe më të larta nga sa realisht janë, gjë që do të thotë se shoqëria dhe individi janë të detyruar të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale dhe kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për një pagë të pamarrë në fakt. Ndërtuesit kërkojnë rregullimet e nevojshme nga qeveria me qëllim normalizimin e biznesi të ndërtimit. Shoqata e Ndërtuesve shpreh shqetësimin se sektori i ndërtimit dhe kompanitë që ushtrojnë veprimtari në këtë sektor janë me të prekurat nga pasojat e krizës financiare. Mjafton të përmendim këtu për shembull vetëm faktin se gjatë vitit 2008 në ndërtim nuk kanë kryer asnjë lekë xhiro (pra nuk kanë punuar fare) mbi 700 shoqëri ndërtimi nga 2500 shoqëri ndërtimi të regjistruara në shkallë vendi. Në këtë atmosferë të përgjithshme, sektori i ndërtimit dhe tregu imobiliar po ballafaqohen me probleme e vështirësi të ndjeshme, ku për shkak të rënies së kërkesës konsumatore vihet re një rënie e theksuar e shitjeve. Sipas të dhënave, është më i madh se 4 mijë numri i banesave të ndërtuara që akoma janë të pashitura. Sipas ndërtuesve, ashtu si e gjithë ekonomia e vendit, por në mënyrë të veçantë sektori i ndërtimit po vuan mungesën e theksuar të likuiditeteve dhe të financimeve. Së pari, mungesa e likuiditeteve vjen për shkak të rënies së kreditimit bankar të ekonomisë në përgjithësi dhe të ndërtimit në veçanti. Nën efektet psikologjike të krizës financiare, bankat e nivelit të dytë vazhdojnë të hezitojnë për të kredituar si biznesin e ndërtimit ashtu dhe individët që kërkojnë të kreditohen për konsum apo për banesa. Së dyti, mungesa e likuiditeteve ka ardhur edhe nga rënia e remitancave të emigrantëve si burim i rëndësishëm financimi për tregun shqiptar, me veprim të drejtpërdrejtë në nivelin e kërkesës konsumatore në ekonomi