Në Rahovec, varr masiv?

Dyshimet se në Gexhë të Rahovecit, mund të ketë varrezë masive, ende mbesin si të tilla. Rasti është lajmëruar nga një gjahtar. Nga njëra njësi e policisë në tjetrën, rasti ka kaluar tek ajo për Krime të Luftës, hetuesit e të cilës ende nuk kanë filluar gjurmimet në vendngjarje.
Kanë kaluar katër ditë nga raportimi se në fshatin Gexhë të Rahovecit, mund të ketë varrezë masive. Por deri më tash gjithçka ka mbetur vetëm në nivelin e dyshimeve.
Ajo që dihet aktualisht është se nga Policia e Rahovecit, rasti është bartur tek ajo e Prizrenit, të cilët më pas ia kanë kaluar Njësisë për Krime të Luftës në Prishtinë.
Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës, nuk jep detaje rreth punës së Njësisë për Krime Lufte. Sipas tij, nga kjo njësi ende nuk është dhënë ndonjë e dhënë në lidhje me rastin.
Komandanti i stacionit policor në Rahovec, Adem Krasniqi, thotë për Express se në vendin ku dyshohet se ka varrezë masive, ende nuk ka filluar gjurmimi.
Ai e pranon se fillimisht lajmi për këtë rast është dhënë nga një gjahtar, i cili ka vërejtur vendin e dyshuar. Ai ka raportuar se janë tri vende me grumbuj dheu. Në secilin nga këta grumbuj ka nga një gur. Prania e këtyre gurëve ne na ka bërë të dyshojmë për varrezë masive, për shkak se është një zonë malore dhe në perimetër të gjatë ska asnjë gur, thotë Adem Krasniqi për Express.
Fillimisht, sipas komandantit, Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje me dyshimin se atje mund të ketë armatim të fshehur.
Në atë vend gjatë luftës në Kosovë kanë qëndruar policia serbe, ndërsa është vend malor ku nuk ka shtëpi afër, thotë komandant Krasniqi.
Sapo kanë marrë informacionin në lidhje me këtë çështje, ai shpjegon se njësitet hetuese kanë dalë në vendngjarje. Nga njësiti i deminimit jemi njoftuar se në atë vend nuk ka armë, ndërsa është rrethuar vendi për hetime për atë çfarë dyshojmë aktualisht, thotë më tej, kreu i policisë së Rahovecit.
Për faktin se dyshohet për varrezë masive, Krasniqi shpjegon se është njoftuar Njësia për Krime të Luftës, hetuesit e të cilës në ditët vijuese pritet të fillojnë hetimet rreth rastit.
Aktualisht kemi të bëjmë vetëm me dyshim, shpjegon Adem Krasniqi.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Rahovecit, Qazim Qeska, të shtunën nuk ishte i gatshëm të deklarohej rreth dyshimit se ekziston ndonjë varrezë masive në komunën që ai drejton.
Ai thotë se Komuna ka të dhëna për personat e zhdukur në Komunën e Rahovecit, gjatë luftës së fundit në Kosovë, por meqë e shtuna është ditë pushimi, tha se nuk është në gjendje të japë informacione të sakta.
Sido që të jetë, pritet që në ditët vijuese, Njësia e Krimeve të Luftës të zhvillojë hetimet në këtë rast, në mënyrë që të dihet nëse dyshimi, do të përfundojë vetëm si dyshim apo do të ketë diçka konkrete.
Muaj më parë afër magjistrales Gjilan-Kamenicë është gjetur një varrezë masive, ku janë gjetur dhe eshtra fëmijshë. Pasi varreza është zbuluar, rezultatet nuk janë publikuar deri më tash, nga misioni i EULEX-it, i cili e ka marrë rastin.