E Shtunë, 31 Tetor 2026

Midtjylland eliminoi Prishtinën

Hendbollistet e Prishtinës kanë pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë kundër klubit danez FC Midtjylland, në kuadër të rrethit të tretë të Cup Winners Cup. Danezet e kishin siguruar kualifikimin qysh në ndeshjen e parë, të cilën e kishin fituar me rezultat 33:15, andaj në Prishtinë kishin ardhur pa ndonjë presion të theksuar.

Andaj, atyre nuk ju nevojit 100 për qindëshi, për të fituar edhe në ndeshjen e kthimit, që e fituan me rezultat 26:14. Mysafiret e nisën furishëm ndeshjen, duke udhëhequr 0:6, për ta përfunduar më pas pjesën e parë më epërsi prej 4 golash, 10:4.

Ndërsa, në pjesën e dytë, ato e ngritën avantazhin gradualisht, duke filluar nga +10 gola (22:12 e 23:13), deri në 12 gola avantazh, 14:26, me të cilin rezultat edhe përfundoi kjo ndeshje.

Sa i përket Prishtinës, këto ishin mundësitë e veta për sivjet në garat ndërkombëtare. Kështu, bardhekaltret sivjet patën eksperiencë të shkurtër dhe të vështirë evropiane, pasi patën punë me një kundërshtar mjaft të vështirë, siç ishte klubi danez FC Midtjylland.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›