Udhëtim i vështirë i kryesuesit

Ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Hysit pritet të jetë më interesantja e ditës së diel, në kuadër të xhiros së 16-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Ferizajasit këtë sezon janë treguar mjaft të rrezikshëm në shtëpi. Ata dëshirojnë ta vazhdojnë këtë seri të mirë edhe në ndeshje me kryesuesin e Superligës.
Ne jemi përgatitur maksimalisht, për fat të mirë nuk kemi asnjë mungesë. E dimë se kemi punë me liderin, por ne e dimë rëndësinë e këtyre tri pikëve, të cilat dëshirojmë ti fitojmë për ta pasur një gjumë të rehatshëm në dimër, theksoi trajneri i Ferizajt, Arsim Abazi.
Në anën tjetër, llapjanët synojnë të nxjerrin rezultat të favorshëm nga udhëtimi i tyre i vështirë për ta mbajtur kryesimin.
Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, pasi që është edhe fusha e vështirë për të luajtur. Mirëpo, ne do ta shfrytëzojmë lojën tonë me kundërsulme, pasi që e kemi sulmin e fortë, për ta nxjerrë një rezultat të favorshëm, u shpreh sulmuesi i rrezikshëm i Hysit, Labinot Osmani.
Superliga Xhiroja e 16-të
E diel
Vëllaznimi Besa
Flamurtari Drenica
Ferizaj Hysi
Kosova (V) Gjilani
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00