Miesch-Topallit: Zgjedhjet në Shqipëri, më transparentet se në çdo vend tjetër

Kryetaria e kuvendit Jozefina Topalli ka pritur në një takim raporterin e OSBE-së, deputetin zvicerian Christian Miesch. Në këtë bisedë me zonjën Topalli, ai tha se zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri ishin më transparente se në çdo vend tjetër europian. Nga ana e saj, Topalli falenderoi zotin Miesch dhe të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë për punën e tyrë të jashtëzakonshme gjatë zgjedhjeve, Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë se synimi për arritjen e standardeve zgjedhore u realizua. Ajo tha se i gjithë kuadri zgjedhor, përfshirë kodin, ndërtimin e KQZ-së, regjistrin e zgjedhësve, kartat e identitetit, transparencën në numërim ishin standarde të arritura për herë të parë në Shqipëri e që bënë që këto zgjedhje të ishin më të mirat e realizuara ndonjëherë. Zoti Miesch theksoi se së bashku me vëzhguesit e tjerë ndoqëm nga afër çdo proces, vëzhguam ditën e votimit, ishim dëshmitarë në procesin transparent të numërimit të votave, ndoqëm deklarat e subjekteve politike ditën e zgjedhjeve dhe vlerësimi ynë u pasqyrua në raportin final, ku u theksua se zgjedhjet arritën angazhimet kryesore të OSBE-së.
Edhe në vende me demokraci më të vjetër si në Zvicër, tha ai, ka ende probleme teknike në zgjedhje, por kjo nuk e cënon legjitimitetin e tyre.
Edhe në vende me demokraci më të vjetër si në Zvicër, tha ai, ka ende probleme teknike në zgjedhje, por kjo nuk e cënon legjitimitetin e tyre.