E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë/ Dhunohet efektivi i policisë,kapen agresorët

Një efektiv policie është dhunuar ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Punonjësi i policisë Roland Merko është qëlluar me mjete të forta nga tre persona të cilët më pas janë arrestuar nga policia. Sipas informacioneve është arrestuar Geart Çoçka dhe janë shoqëruar Xhaferr Bajo dhe Roland Aliaj si bashkëfajtorë. Menjëherë pas sulmit Merko është dërguar në spitalin e Sarandës ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Policia bëri të mundur arrestimin e agresorëve vetëm pak kohë pasi ata kishin dhunuar efektivin e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›