Rrëshen, arrestohet autori i vrasjes së 20-vjeçarit
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dytë të vrasjes së 20-vjeçarit në Rrëshen. Kështu policia ka arrestuar Tonin Ndoi Biba i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Edison Jaku. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës ku një breshëri automatiku i ka marrë jetën një të riu 20- vjeçar në qytetin e Rrëshenit rreth orës 22.20 jo më larg se 30 metra nga komisariati i policisë Mirditë. Edison Jaku, 20 vjeç po kthehej nga puna si kamerier në një bar-internet në këtë qytet kur u qëllua me automatik. Policia me an♪7 të një operacioni të suksesshëm bëri të mundur paraditen e sotme arrestimin e njërit prej të dyshuarëve i cili është Amarildo Ndoi duke e finalizuar aksionin e saj me kapjen e autorit të dytë të ekzekutimit të 20-vjeçarit.