E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migen Memelli firmos për Flamurtarin

(ALBANIA SPORT) – Migen Memelli është blerja e bujshme e Flamurtarit gjatë merkatos dimërore, duke e çuar në gjashtë numrin e lojtarëve të ardhur te kuqezinjë vlonjatë, pas Gramit, Prognit, Puljizit, Tasunoviçit dhe Djoriçit.
 
NJË VIT KONTRATË
Ish-sulmuesi Tiranës, Migen Memelli, i cili me 22 golat e realizuar me fanellën bardhebulu gjatë sezonit të kaluar, u rendit i 32-të në botë përsa i përket numrit të golave të realizuar gjatë vitit 2009, duke qenë përfaqësuesi i vetëm i kampionatit tonë në listën prestigjioze, nënshkroi një kontratë një vjeçare me një herë kampionët e Shqipërisë, por që po kalojnë një sezon të errët. Migen Memelli këtë sezon ka shënuar një gol në 9 ndeshjet e aktivizuara, por pritet t’i japë një shtysë sulmit të Flamurtarit, përkrah Ardit Shejat dhe Devis Memës. Flamurtari ka shënuar gjatë 18 javëve të para vetëm 14 gola, duke pasur sulmin e dytë më të dobët në kampionat, pas Gramozit (12 gola).
 
DEBUTIMI NË PEQIN
Sulmuesi Memelli – “këpuca e artë” e sezonit 2008-2009 – shënoi sezonin e kaluar ndaj Flamurtarit edhe golin me të shpejtë të kampionatit kur realizoi pas vetëm 8 sekondash lojë.  Memelli pritet të debutojë me Flamurtarin në ndeshjen kundër Shkumbinit në Peqin, një përballje tone të forta emocionuese edhe për trajnerin Gugash Magani, ky i fundit do të luajë për herë të parë përballë skuadrës së qytetit të tij e tifozëve peqinas, të cilën e drejtoi vetëm në drejtoi këtë sezon vetëm dy javë.
REPLIKAT ME TAFAJN
Për hir të së vërtetës, Memelli nuk kaloi një fund të bukur me Tiranën, dhe konflikti i tij me trajnerin Alban Tafaj u publikua më media. Trajneri Alban Tafaj dhe sulmuesi Migen Memelli kanë shkëmbyer disa replika dhe gjatë ndeshjes së Tiranës kundër Skënderbeut në Korçë (1-1). Migen Memelli ka qenë edhe në listën e dëshirave të Vllaznisë, por tratativat nuk qenë shumë aktive.
MAKINË GOLASH
Ish-sulmuesi i Bran Bergenit (Norvegji) dhe Gais (Suedi), Migen Memelli e justifikoi plotësisht veten, duke ndihmuar bardheblutë të fitonin titullin e 24-t kampion dhe një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë, të fituar më pas nga Flamurtari i Vlorës. 29-vjeçari shënoi 22 gola gjatë 29 ndeshjeve në të cilat ai u aktivizua në kampionat, teksa u shpall dhe golashënuesi më i mire i kampionatit, duke fituar edhe “Këpucën e artë”. Edhe në Kupën e Shqipërisë, pogradecari është lojtari që shënoi më shumë: 8 gola. Memelli mbatij dhe një rekord origjinal në edicionin e  kaluar tëë Kupës së Shqipërisë: pasi shënoi të pesë golat në fitoren 5-0 të Tiranës kundër Lushnjës në 1/8 e finaleve: 36’, 63’, 67’, 82’ (11-m), 88’.
SPARTAK NALÇIK
Në fakt, presidenti i Tiranës, Refik Halili, dhe sulmuesi Migen Memelli arritën një paramarrëveshje për rinovimin e kontratës së lojtarit, por ish-sulmuesi i Gaisit në Suedi, tentoi një transferim në kampionatin rus me Spartak Nalchik (Premier League), madje shënoi një nga katër golat në fitoren 4-0 të Spartak Nalchik kundër kampiones së Angolës, Petro Atletico, të zhvillua në kompleksin “Top Kapi” në Antalia të Turqisë. Sulmuesi Migen Memelli u testua gjatë muajit janar në katër ndeshje miqësore me Spartak Nalchik vendi i 11-të gjatë sezonit të kaluar në Rusi, ato kundër Zorja Lugansk (te ekipi ukrainas luan kavajasi Parid Xhihani),  Petro Atletico (Angola), një skuadre nga Koreja e Jugut (20 janar) dhe ukrainasve të Shakhtar Dontesk (22 janar). Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 27 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›