Policia, klubeve: Mos u perfshini ne incidente

(ALBANIA SPORT) - Policia e shtetit paralajmëroi masat të rrepta ndaj të gjithë atyre që do të tentojnë të shkelin rregullat gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit, duke garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve sportive e futbollistike të kampionatit kombëtar të gjitha niveleve, duke hartuar për ketë qellim plane te detajuara masash, me detyra konkrete për çdo strukture e punonjës policie te angazhuar. Në një komunikatë të posaçme për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, pranoi se me gjithë masat e mara nga policia e shtetit, në disa ndeshje futbolli, të zhvilluara ne stadiumet e qyteteve Tirane e Vlore, janë shfaqur ngjarje të dhunshme ndaj sportistëve, gjyqtarëve dhe anëtarëve të tjerë të federatës apo të klubeve. Sipas “bluve” të rendit, nga analiza e zhvilluar ne lidhje me këto fenomene te dhunës ne sport, është konstatuar se, në të gjitha rastet cenimet e rendit publik në këto aktivitete sportive, veç të tjerave kane ardhur si rezultat edhe i përfshirjes ne këto incidente, te drejtuesve te klubeve sportive, te personave te zgjedhur ne organet e pushtetit vendor, te presidentëve te klubeve te futbollit dhe te disa prej futbollisteve, por dhe mos përmbushjes se standardeve dhe kushteve teknike, te miratuara nga UEFA dhe FSHF, ne lidhje me infrastrukturën e objekteve sportive, infrastrukture e cila ndihmon ne rritjen e masave te sigurisë.
NJOFTIM PËR SHTYP
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nëpërmjet strukturave të saj ka ne qendër të vëmendjes garantimin e rendit dhe te sigurisë publike gjate zhvillimit te aktiviteteve sportive, qe zhvillohen ne vend.
Detyrimet për strukturat e Policisë se Shtetit, përcaktohen ne zbatim të Ligjit Nr. 9749, datë 04.06.2007, “Për Policinë e Shtetit”; ligjit nr. 9376, datë 21.04.2005, “Për Sportin”; Urdhrit nr. 35, datë 11.12.1998, të Kryetarit të Këshillit të Ministrave “Për Komitetin Kombëtar të luftës kundër dhunës dhe sjelljeve të pahijshme në veprimtaritë sportive”; Konventës Evropiane “Kundër dhunës në ndeshjet e futbollit”, nënshkruar në datë 08.10.1998 dhe Rregullores së FIFA-s.
Ne ketë kuadër Policia e Shtetit ka organizuar punën për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve sportive e futbollistike të kampionatit kombëtar të gjitha niveleve, duke hartuar për ketë qellim plane te detajuara masash, me detyra konkrete për çdo strukture e punonjës policie te angazhuar.
Me gjithë masat e mara nga policia e shtetit, në disa ndeshje futbolli, të zhvilluara ne stadiumet e qyteteve Tirane e Vlore, janë shfaqur ngjarje të dhunshme ndaj sportistëve, gjyqtarëve dhe anëtarëve të tjerë të federatës apo të klubeve.
Nga analiza e zhvilluar ne lidhje me këto fenomene te dhunës ne sport, është konstatuar se, në të gjitha rastet cenimet e rendit publik në këto aktivitete sportive, veç të tjerave kane ardhur si rezultat:
përfshirjes ne këto incidente, te drejtuesve te klubeve sportive, te personave te zgjedhur ne organet e pushtetit vendor, te presidentëve te klubeve te futbollit dhe te disa prej futbollisteve.
mos marrjes ne kohe te vendimeve nga ana e gjyqtarëve, për ndërhyrjen e forcave te policisë ne fushe, ne rastet e ushtrimit te dhunës ndërmjet futbollisteve, apo ndaj gjyqtarëve te ndeshjeve, gjë e cila do te ndikonte ndjeshëm ne normalizimin ne kohe te situatës se krijuar.
Lejimi nga drejtuesit e klubeve sportive dhe federata, qëndrimin ne piste apo ne bankina, te personave jashtë rregullave te përcaktuara për këtë qellim.
Mos përmbushjes se standardeve dhe kushteve teknike, te miratuara nga UEFA dhe FSHF, ne lidhje me infrastrukturën e objekteve sportive, infrastrukture e cila ndihmon ne rritjen e masave te sigurisë.
Duke shprehur konsideratat tona për bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional me Komitetin Olimpik Shqiptar e Federatën Shqiptare te Futbollit, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes dhe zhvillimit normal të aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, është e nevojshme marrja e masave për:
- përmirësimin e infrastrukturës së objekteve sportive, në përputhje me standardet dhe kushtet teknike të miratuara nga UEFA dhe FSHF;
- krijimin e kushteve të nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike,
- forcimin e masave ndaj shkeljeve që kryejnë sportistët, drejtuesit e klubeve dhe autoritetet e tjera sportive, në përputhje me akteve ligjore e nënligjore në fuqi.
Garantojmë se Policia e Shtetit në zbatim të detyrave institucionale, do të marrë përsipër përgjegjësitë që i ngarkohen me ligj për ; garantimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjitha veprimtaritë sportive të të gjitha niveleve; parandalimin e dhunës në mjediset sportive; parandalimin e ngjarjeve me pasoja dhe sigurimin e jetës së pjesëmarrësve në këto aktivitete, duke kërkuar një bashkëpunim të plotë e të vazhdueshëm midis palëve që kanë detyrime ne ketë proces.Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 27 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili