Pique: Fabregas, i fokusuar te Botërori

www.albania-sport.com - Gerard Pique këmbënguli se shoku i tij te ekipi i Spanjës, Cesc Fabregas, është i qetë dhe i fokusuar vetëm në “World Cup 2010”, me gjithë spekulimet në lidhje me të ardhmen e tij.
Barcelona ofroi 35 milionë euro për kapitenin e Arsenal, i cili nga ana e tij gjithashtu bëri të ditur dëshirën e tij për t’u rikthyer te klubi ku mësoi të luante futboll përpara se të lëvizte drejt Londrës shtatë vjet më parë.
“The Gunners” (Topçinjtë) e hodhën poshtë ofertën e kampiones së Spanjës, duke deklaruar se ata nuk kanë ndërmend ta shesin mesfushorin 23-vjeçar, më të cilin kanë një kontratë deri në vitin 2015.
"Cesc është shumë i fokusuar në Kupën e Botës dhe ekipin Kombëtar. Ai e di se e ardhmja e tij është për t’u vendosur, por ai është i qetë, pasi janë të tjerët ata që e kanë në dorë për të zgjidhur transferimin e tij te Barça”, - tha Pique, i cili dëshiron të shohë Fabregasin të luajë me të në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm.
“Ai është një mik dhe një futbollist i madh”, - shtoi Pique.
Albania-sport.com> NDESHJET
GRUPI H
16.06 13:30
Honduras
?-?Kili
16.06 16:00Spanje
?-?Zvicer
21.06 16:00Kili
?-?Zvicer
21.06 20:30Spanje
?-?Honduras
25.06 20:30Kili
?-?Spanje
25.06 20:30Zvicer
?-?Honduras
Edhe një kuriozitet
Gerard Pique ka luajtur në Shqipëri kundër Kombëtares sonë U-21, në kohën kur ai ishte pjesë e Spanjës U-21 nën urdhrat e trajnerit Injaki Saez, një takim i luajtur në “Selman Stërmasi”, më 1 shtator 2006, dhe të fituar nga spanjollët 3-0.
SKEDA E NDESHJES
Shqiperi U-21 -Spanja U-21 0:3
Shënues: 0-1, 39’ David Jimenez; 0-2, 61’ Kepa Blanco (p); 0-3, 71’ David Himenes
E premte, datë 1 shtator 2006,
stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë, ora 15:30
Shqipëria: Koliqi, Mile (75’Smajli), Dushku, Osmani, Arapi, Lila, Bakaj (46’ Lika), Veliaj, Agolli, Pema (75’ Kuçi), Abazaj. Trajner: Artan Bushhti
Spanja: Cuellar, Andreu, Garrido, Albiol, Pique, Zapater, Jurado, Garcia (61’ Soldado), Blanco (61’De La Red), Jimenez (73’ Torres), Gavilan. Trajner: Inaki Saez
Kartona të verdhë: Mile, Dushku/ De La Red, Andreu
Gjyqtar: Sinica Zrnnic, ndihmës Goran Lepir, Mato Siniç.
Gjyqtar i katërt Vladimir Dominkoviç
(që të gjithë nga Bosnjë-Hercegovina)
Shikues: 1200
Komenti i ndeshjes: http://www.albania-sport.com/mat.php?idm=1404
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 07 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili