E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta-Bylis 1-0, rrofte Egbo

/* */

Falë një goli të Mirel Çotës në minutën e 72-të, Teuta mori një trepikësh të artë në fitoren mininale 1-0 me Bylisin në “Niko Dovana”, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 4-t të Kategorisë Superiore. Kjo ishte fitorja e tretë 1-0 e formacionit të Teutës.

Durrsakët u shkaktojnë ballshiotëve humbjen e parë në kampionat dhe ngjiten në krye të klasifikimit, me pikë të barabarta me Tiranën, nga 9.  Por ka triumfuar në fund strategjia e Hasan Likës, që përmes kundërsulmit ka gjetur edhe golin e fitores, me anë të sulmuesit Mirel Cota, në minutën e 72-të.  Ky i fundit është ndihmuar të realizojë nga një gafë e pafalshme e portierit Egbo, që i ka shpëtuar topi nga duart në një pozicion aspak të vështirë, duke ia dhuruar kundërshtarit, që e ka shtyrë në rrjetën e Bylisit.

Në ndeshjet e tjera të javës së 4-t, spikasin fitorja 2-0 e Tiranës me Flamurtarin, por edhe ajo e Laçit me Skënderbeun, kampionin e Shqipërisë.

Shkumbini shpartalloi 6-2 Tomorin, që solli edhe dorëheqjen e trajnerit të skuadrës beratase, Përparim Daiu. Pogradeci fitoi 1-0 me Dinamon, ndërsa Kastrioti mposhti Vllazninë.

Apolonia ishte ekipi i vetëm që fitoi në transfertë, 1-0 me Kamzën. Kampionati do të ndërpritet për rreth dhjetë ditë për shkak të angazhimeve të Kombëtares në ndeshjet me Francën dhe Rumaninë. Java e 5-të do të luhet më 15 tetor.

KATEGORIA SUPERIORE
Java e 4-t

02.10.2011

Pogradeci-Dinamo  1-0
Shënues: Cipi 89’
Shkumbini-Tomori  5-2
Shënues: R.Dervishi 2’ (pen), 6’, 37’, 64’ (pen), 95’, Shenaj 57’   / Bakiu 27’, Çela 50’
Kamza-Apolonia  0-1
Shënues: Rama 65’

03.10.2011
Kastrioti-Vllaznia  2-1
Shënues: Sefa 29’, Inkango 42’ / Vajushi 60’
Laci-Skënderbu  2-1
Shënues: Emurllai 5’, Selimi 40 (pen) / Shkëmbi 51’
Tirana-Flamurtari  2–0
Shënues: Veliu 11’ (aut), Morina 65′

04.10.2011
Teuta-Bylis     1-0
Shënues: Çota 72’

RENDITJA

1     Tirana         4     9
2     Teuta         4     9
3     Bylis             4     7
4     Apolonia         4     7
5     Kastrioti        4     6
6     Vllaznia        4     6
7     Shkumbini        4     6
8     Flamurtari        4     6
9     Pogradeci         4    6
10     Skënderbeu        4     5
11     Laçi             4     5
12     Tomori         4     4
13     Kamza         4     3
14     Dinamo Tirana     4     1

Golashënuesit
7 gola: Dervishi (Shkumbini, 4p)
5 gola: Inkango (Kastrioti, 1p),
4 gola: Sukaj (Vllaznia)
3 gola: Dimo (Bylis, 1p), Bala (Tirana), Emurllahu (Laçi), Rama (Apolonia),

2 gola: Uashington (Bylis), Abazaj (Bylis), Veliu (Flamurtari), G.Lika (Tirana), Vajushi (Vllaznia), Shkëmbi (Skënderbeu, 1p), Bakiu (Tomori); Çota (Teuta);

1 gol: Gërxho (Apolonia); Koreshi (Bylis), Gega (Bylis),
Arifaj (Dinamo); Hysa (Flamurtari), Begaj (Flamurtari), Rajoviç (Flamurtari); Mici (Kamza), Pema (Kamza), Ziambo (Kamza); Muçollari (Kastrioti), Turdiu (Kastrioti, 1p), Plaku (Kastrioti), Sefa (Kastrioti); Dragiçeviç (Laçi), Trajkoviç (Laçi,1 p), Selimi (Laçi, 1 p); Tanushi (Pogradeci), Eminhazeri (Pogradeci), Çipi (Pogradeci); Xhyra (Shkumbini), Sulkja (Shkumbini), Magani (Shkumbini), Shenaj (Shkumbini); Kërçiku (Skëndërbeu), Bratiç (Skënderbeu); Dushku (Tirana), Morina (Tirana); Markoviç (Teuta), Hyshmeri (Teuta), Shameti (Tomori), Çela (Tomori)

Autogola: Markoviç (Teuta, në favor të Vllaznisë), Veliu (Flamurtari, në favor të Tiranës)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›