Mihajlovic: Mançini, perfekt për Çelsin

Dora e djathtë e Roberto Mancinit, Sinisa Mihajlovic, deklaroi se miku i tij i ngushtë mund ta menaxhojë shumë mirë Celsin. Mancini u shkarkua nga padroni i Interit, Masimo Morati dhe tashmë është një i papunë luksi.
Serbi Mihajlovic, i cili ishte ndihmësi i Mancinit te Interi, beson se kolegu i tij zotëron gjithcka që duhet për të bërë një skaudër të sukseshme në "Stamford Bridge".
"Unë nuk e konsideroj Celsin një klub më superior se Interi në termat e historisë. Për këtë arsye unë them se Roberto mund ta menaxhojë lehtësisht Celsin dhe të bëjë gjithcka mirë", - tha ish-specialisti i gjuajteve të lira.
Burimi