Not/ Kuqezinjtë nisen në Athinë

Pesë ekipe të kampionatit shqiptar kanë marrë më në fund ‘ok' nga ambasada greke për të garuar në turneun ndërkombëtar që do të zhvillohet në kryeqytetin helen nga 30 deri 2 qershor. Menjëherë sapo janë pajisur me viza një pjesë e delegacionit kuqezi nga mosha 10-14 vjec i janë drejtuar Athinës. Ndërkohë që pjesa tjetër do të mbërrijë sot. Lajmi konfirmohet për ‘Panorama Sport' nga sekretaria e përgjithshme e Federatës Shqiptare të Notit, Suela Haxhija. Në këtë aktivitet Shqipëria do të përfaqësohet me Albsport, Tirana, Teuta, Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës dhe Flamurtari. Veprimtaria e radhës për Federatën Shqiptare të Notit në arenën ndërkombëtare mendohet të jetë turneu i Maqedonisë që do të zhvillohet më datën 7 dhe 8 qershor në Shkup.