E Diel, 1 Nëntor 2026

Mihajlovic: Serbia nuk lëshon pe

Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 11:54

Zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë, Milivoje Mihajlovic, deklaroi se Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi po përpiqet të instalojë autoritetin e Prishtinës edhe në Veri.

“Ai e di mirë se çfarë dëshiron, por këtë e dinë edhe serbët që jetojnë atje. Mendoj se këtu nuk do të ketë lëshime nga Qeveria serbe”, ka pohuar Mihajlovic.

Ai nënvizoi se kriza duhet të përfundojë sa më shpejt përmes arritjes së një kompromisi.

Sipas tij, pala serbe do të refuzojë çdo zgjidhje që nuk do të jetë në interesin e saj dhe se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›