AAK: Qeveria të mos tërhiqet

Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 13:52
Qeveria nuk duhet te heq dorë nga vendimet e veta. Do të ishte gabim tepër i madh dhe me dëme të mëdha për Kosovën në qoftë se lëvizet prej pozicioneve të tanishme.
“Meqenëse duket se Qeveria nuk ka pas një plan të detajuar dhe të harmonizuar për veriun e Kosovës, ne kërkojmë nga Qeveria që tani urgjentisht të hartojë dhe ta harmonizojë një plan të detajuar që ngërthen në veti veprime konkrete për rivendosjen përfundimtare të rendit dhe ligjit në atë pjesë të Kosovës”, thuhet ne një kumtesë për media të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës.
Aleanca thërret Qeverinë që të kuptojë se veprimet e ndërmarra në ditët në vijim do të jenë jetike për të ardhmen e Kosovës.