E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mihajlovic "e pranon" Kosovën si shtet!

Zyrtarët e Federatës Serbe të Futbollit (FSS), janë të vetëdishëm se do të përballen shumë shpejt me Kosovën pasi kjo e fundit të pranohet nga UEFA dhe FIFA, gjë e cila pritet të ndodh shpejtë.

Të gjithë njëzëri, nga shtëpia e futbollit të Serbisë edhe njëherë ka porositë “ Asgjë nuk do të ndyshoj në lidhje me pranimin e FFK-së, në instancat ndërkombëtare përderisa ata nuk pranohen në Kombet e Bashkuara”.

Gazeta beogradase “Alo” nga selektori i përfaqësueses serbe të futbollit, Sinisa Mihajloviq, kërkoi përgjigjje në lidhje me këtë situatë.

“Nuk do të kishe komentuar marrëveshjen në Bruksel, sepse ato janë çështje më të mëdha se sporti, e në veçanti më të mëdha se futbolli…Unë nuk merrem me politikë! Por, pasi më pyetët për këtë se a mund të paramendoj një ndeshje miqësore,

Serbi-Kosovë, një ditë do të mund të ndodh kjo, por do ta them pasi të kuptoj vendimin e FIFA dhe UEFA. Në fund të fundit, para 20 viteve askush nuk ka besuar se do të luaj Serbia dhe Kroacia në Zagreb, dhe kjo ndodh. Kush e di, me kalimin e kohës ne do të mund të luajmë edhe me Kosovën” tha Mihajloviq./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›