E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mihal Delijorgji kerkon uljen e denimit nga shtepia

Mihal Delijorgji, administratori i kompanisë “Albademil” dhe i cilësuar si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit, shpërblehet me leje nga burgjet. 
Vetëm pak ditë pas dorëzimit në polici, për të vuajtur dënimin e mbetur prej 3 muaj e 24 ditëve, Delijorgjit i jepet leje për sjellje të mirë.
Por pavarësisht se ndodhej në shtëpi, biznesmeni nuk ka preferuar të paraqitet para gjyqtarit Arben Micko, i cili ka marr në shqyrtim kërkesën për uljen e masës së dënimit. I ndodhur në këto kushte, gjyqtari e vazhdoi seancën në prani të avokatit mbrojtës, që kërkoj uljen e 3 muajve të mbetur të dënimit përfundimtar. Prokurori, kërkoi kohë të shprehet për kërkesën e biznesmenit, duke bërë që séance të shtyhet për javën tjetër nga gjyqtari Micko.
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, në përfundim të hetimit gjyqësor e gjeti fajtor Delijorgjin për akuzën e “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” duke e dënuar me 10 vjet burg. Në Gjykatën e Apelit, biznesmeni përfitoi uljen e 1/3 së dënimit përfundimtar për shkak pranimit të gjykimit të shkurtuar. Ku nga përllogaritja e organit të akuzës, Delijrogji përfundimisht duhet të vuaj edhe 3 muaj e 24 ditë burg për tragjedin e shpërthimit në Gërdec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›