Poni Mbi 3 milione zgjedhes ne lista

Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni deklaron se lista e zgjedhësve është rigjeneruar dhe tashme ajo përmban 3 milionë 285 mije 984 zgjedhës. Ne një deklarate për mediat, Poni tha se është bere një pune e konsiderueshme edhe me dublimet.
“Listat qe nga data 3.03. 2013 jane te rigjeneruara ne regjistrin e gjendjes civile dhe prane çdo komune dhe bashkie. Lista permban 3 milione 285 mije 984 zgjedhes, nga keta jane 5455 qendra votimi,
ndersa 21 545 zgjedhes jane ne lista jo te gatshme per te publikuar. Nje pune e konsiderueshme eshte bere per pastrimin e dublimeve. 4404 rekorde jane ne verifikim ndersa per 1627 persona kemi
informacion te qarte qe nuk jane dublime. Jane pastruar si dublime 1922 rekorde ndersa kane aplikuar edhe 694 persona. Gjithashtu jane edhe 3431 rekorde te personave te dyshuara si te dubluara”, u shpreh ai.
Sipas Ponit, është punuar shume mire me listen e shtetasve mbi 100 vjeç.