E Diel, 1 Nëntor 2026

Mihal Luarasi: Drita Pelinku, motivi qe kam shkruar dramen Izaura Ndoj

Energjia, pasioni dhe entuziazmi per skenen nuk iu mungon dhe ne nje moshe kaq te thyer. Drita Pelinku dhe Mihal Luarasi prej disa ditesh kane prekur serish skenen pas 56 vitesh. Ne nje interviste per "Koha Jone", regjisori dhe dramaturgu Mihal Luarasi rrefen punen 10-vjecare per dramen "Perjetesisht dashuri...", e cila i dedikohet ikones se skenes shqiptare Drita Pelinkut. Artistja deklaroi kohe me pare se monodrama "Rouz" do te ishte roli i saj i fundit, me pas publiku e duartrokiti lojen e saj ne shfaqjen "Shtrigat e Salemit", per te cilen deklaroi se ishte roli i fundit, por dhe kesaj here Pelinku nuk e "mbajti" fjalen. Duket se aktorja nuk i ndahet dot skenes dhe kesaj here rikthehet si protagoniste. Krahe saj do te interpretoje aktori Vangjel Toce. Ata jane nje cift pleqsh, Zarina dhe Dioni, dy prinder, te cilet vuajne vetmine per shkak te emigrimit te femijeve. "Perjetesisht dashuri" eshte nje drame qe trajton nje nga problemet me te medha sociale, arratine e te rinjve dhe vetmine e pleqve. Vepra trajton nje drame te shoqerise se sotme shqiptare, vetmine dhe dhembjen e tyre, por edhe dashurine e dy njerezve, te cilet kane nje jete qe jetojne bashke. Skenat zhvillohen ne dhomen e ndenjes se nje shtepie ku dy bashkeshortet jetojne vetem. Regjisori Luarasi dhe Drita Pelinku punojne perseri bashke pas 56 vitesh. Roli i pare ne teater i Drita Pelinkut ishte ne vitin 1956, kur Mihallaq Luarasi mbronte diplomen me dramen "Intrige dashurie". Premiera "Perjetesisht dashuri..." do te vije per spektatorin ne fund te muajit maj. Skenografia dhe kostumografia e saj i eshte besuar Genc Shkodranit. Drama shqiptare "Perjetesisht dashuri...", e cila rikthen serish ne skene aktoren Pelinku, nje nga emrat me te vleresuar, jo vetem te teatrit shqiptar, por dhe te kinematografise, premton te jete nje nga veprat qe do te shenoje nje tjeter sukses ne jeten artistike te saj.

Z. Luarasi riktheheni ne Teatrin Kombetar me dramen "Perjetesisht dashuria..."?

"Perjetesisht dashuria..." eshte drama qe prej disa ditesh kemi nisur provat ne ambientet e Teatrit Kombetar, ku premiera pritet te vije pas disa ditesh. Drama flet per dy pleq qe jetojne nje dashuri te madhe prej me shume se 50 vitesh, por fatkeqesisht kane mbetur te vetmuar, pasi femijet e tyre kane ikur ne emigracion. Vetmia e kesaj moshe te trete eshte nje nga problemet qe trajtohet fare pak si plage sociale. Sa e sa here kemi degjuar raste per pleq qe jetojne te vetmuar e qe humbin jeten ne vetmi pa e marre vesh njeri. Mbi keto themele eshte ngritur edhe subjekti i drames sime. Vuajtjet e tyre, mallin e tyre, mundimet e tyre per femijet ato e shpalosin ne cdo moment te jetes. Pra, ky eshte problemi dhe linja qe trajton kjo drame. Sigurisht qe brenda saj trajtohen edhe probleme te tjera te kesaj shtrese, por dhe pergjegjesit e shoqerise shqiptare gjate ketyre 20 viteve.

Ju e keni shkruar vetem dramen para 10 vitesh. Pse zgjodhet kete shtrese per te qene brenda kesaj linje?

Mendoj se ky fenomen qe po ndodh dhe ka ndodhur gjate 20 viteve tranzicion me moshen e trete eshte nje nder problemet e shoqerise shqiptare. Nuk eshte kryesor per mendimin tim problemi i grindjeve politike, jane keto probleme qe e shqetesojne shoqerine edhe qe bota e qyteteruar, pjesa tjeter e Europes ku ne synojme te hyjme e ka zgjidhur kete problem te kesaj shtrese. Pra, nuk ekziston kjo vuajtje dhe per kete arsye zgjodha kete linje te rikthehem ne skenen shqiptare me nje veper timen.

Per te sjelle kete veper ne skene keni zgjedhur dy personazhe, ikonen e skenes shqiptare Drita Pelinkun dhe Vangjel Tocen...?

Drama ka dy personazhe, aktoren Drita Pelinku dhe Vangjel Tocen. Skenat midis tyre zhvillohen ne dhomen e ndenjes se nje shtepie ku dy bashkeshortet jetojne vetem deri ne fund.

Pse pikerisht kjo zgjedhje?

Drita Pelinku nuk eshte zgjedhur prej meje per te luajtur kete rol, por ajo eshte motivi qe une e kam shkruar dramen. Une e kam shkruar dramen "Perjetesisht dashuri..." pikerisht per ikonen e skenes sone shqiptare Drita Pelinkun, qe para dhjete vitesh. Ne fakt, kjo drame ka kaluar neper peripeci per arsye te ndryshme, por ne keto momente gjeti mundesine per t'u vene ne skene. Asnje aktore tjeter nuk mund ta luante dot rolin qe Pelinku e ben me aq dashuri sikur te ishte para 50 vitesh.

Nje pengese e realizimit te kesaj drame ka qene ana financiare?

Patjeter qe ana financiare eshte ajo qe mban peng shume pjese teatrale. Keto kane qene probleme te Teatrit Kombetar, ka pasur angazhime te tjera, por me vjen mire qe me ne fund po finalizohet si nje veper shqiptare.

Si e ka pritur Drita rolin dhe bashkepunimin per kete veper?

Bashkepunimi me Driten jane dy ekstremet e jeteve tona, per mua edhe per ate, por sidomos per mua, sepse pjesen e pare qe kam vene ne skenen une ka pas te beje me intrige dhe dashuri ku Drita kishte rolin kryesor para 56 vjetesh dhe tani pas kaq kohesh do te flasim serish per dashurine edhe pse ne nje linje tjeter. Drita mezi e ka pritur kete bashkepunim, ka bere cmos qe kjo drame te vihet ne skene.

Gjate bisedes sone ne prova theksuat se drama "Perjetesisht dashuri..." duhet me tri pika. Pse e lini me reticence?

Ne kete drame shfaqet nje dashuri qe vazhdon... deri ne perjetesi. Vepra trajton nje drame te shoqerise se sotme shqiptare, vetmine dhe dhembjen e tyre, por edhe dashurine e dy njerezve, te cilet kane nje jete qe jetojne bashke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›