E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociatori i SHBA-së për programin bërthamor, viziton Izraelin

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se kryenegociatori i Shteteve të Bashkuara në bisedimet ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit është duke vizituar Izraelin për konsultime dhe çështje rajonale.

Sipas sekretarit të shtetit për çështje politike, Vendi Sherman ka arritur sot në Izrael, një ditë pasi përfaqësuesit e gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Irani u takua në Bagdad për bisedime mbi programin bërthamor të Iranit.

Gjatë këtij takimi në Bagdad, nuk u tha se është arritur ndonjë marrveshje.

Departamenti i Shtetit tha se Sherman do të konfimoj angazhimin e Amerikës në "përkushtimin e palëkundur për sigurinë e Izraelit”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë duan që Irani të ndaloj armët bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›