Borxhi ne kontroll, s'e kalon 60% te PBB-se Eglantina Nasi
Borxhi publik rezulton te jete ne kontroll nga autoritetet financiare te vendit, duke mos e kaluar parashikimin e limitit te tij, prej 60% te Prodhimit te Brendshem Bruto. Nje fakt te tille e konstatojne te dhenat me te fundit te publikuara nga ministria e Financave, rreth ecurise se ketij treguesi gjate tremujorit te pare te ketij viti. Sipas tyre, stoku i borxhit total qe figuron ne kete periudhe, ne lidhje me PBB-ne, eshte vetem ne nivelin prej 56.89%. Ku kjo shifer ndahet perkatesisht ne nivelin prej 32.27% qe ze stoku i borxhit te brendshem dhe 24.63% ai i borxhit te jashtem, gjithmone kundrejt Prodhimit te Brendshem Bruto te vendit. Konkretisht, nese vlera e PBB-se, eshte ne total, ne vleren e 1.385.000 milione lekeve, borxhi i qeverise qendrore mesohet se ka kapur nje shifer prej 788.012 milione lekesh ne fund te tre muajve te pare te ketij viti (pra, pak me shume se gjysma, duke mos iu afruar pikes se limitit, prej 60%). Ndersa ne te njejten periudhe te nje viti me pare, mesohet se ky tregues ka qene ne kuoten e 772.561 milioneve leke. E me gjithe kete rritje te lehte nga viti ne vit, perseri, duhet thene se borxhi publik po arrin qe te mbetet brenda parametrave te parashikuara per te, ne dokumentet e financave te shtetit per kete vit. Ekspertet kane konfirmuar vazhdimisht se ky tregues, ne fakt, do te perbeje nje shqetesim per keto financa, vetem nese ai do ta kaperceje tavanin e lartpermendur prej 60%. Por, mesa duket, ecuria e mire e tregut te borxhit te brendshem muajt e fundit, pra huamarrja qe qeveria ka kerkuar nga institucionet financiare, e cila ka ecur pa probleme dhe, sipas parashikimeve, ka bere qe edhe borxhi te kete nje ritem te mbajtur nen kontroll. Mesohet se ai ka zene nje nivel prej 98.05%, krahasuar me vetem 1.95%, i cili eshte borxhi i garantuar i qeverise, saktesisht ne vleren e 8.715 milione lekeve. Me nje shifer ne total prej 438.171 milione lekesh, ky borxh eshte arritur te krijohet permes instrumenteve afatshkurtra (bonove te thesarit) me 250.781 milione leke, te cilat zene saktesisht 56.12% te totalit. Ndersa huamarrja permes instrumenteve afatgjata (obligacioneve qeveritare). Mesohet se gjate tre muajve te pare te ketij viti ka kapur nje shifer prej 187.390 milione lekesh, ose 41.93% te totalit te tregut te borxhit te brendshem. Nga ana tjeter, ndersa sa i perket krahasimit te ketij borxhi te brendshem, pra atij qe qeveria ka krijuar ne tregun vendas, me ate te jashtem, figuron se ky i fundit eshte realisht ne shifra me te uleta se i pari. Konkretisht, te dhenat e ministrise se Financave tregojne se ndersa treguesi i borxhit te brendshem figuron ne vleren e 446.886 milione lekeve, ai i borxhit te jashtem per tre muajt e pare te ketij viti, ka qene ne vleren e 341.126 milione lekeve. Gjithcka, flet per nje skeme te garantuar te borxhit publik, ne nje kohe kur shume vende te rajonit jane duke vuajtur efektet negative te kapercimit te limiteve te parashikuara rreth ketij treguesi nga autoritetet perkatese financiare.