Turqi, 2 të vdekur dhe 19 të plagosur nga sulmi me bombë

Një bombë ka shpërthyer sot në një makinë jashtë një rajoni policor, në provincën qendrore turke, Kajseri.
Agjencia e lajmeve NTV, raporton se sulmuesi dhe një oficer i policisë kanë humbur jetën.
Po ashtu, raportohet se nëntëmbëdhjetë vetë u plagosën nga sulmi, gjashtë prej të cilëve kanë marrë plagë të rënda.
Detajet e tjera të ngjarjes nuk janë bërë ende publike.