E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijëra besimtarë dynden në Kishën e mrekullive në Lac

LAC- Që prej 18 marsit, kur ka startuar pelegrinazhi në kishën e Shna Ndout në Lac, qyteti pesëfishohet gjatë ditëve të marta.
Qindra pelegrinë të ardhur nga të katër anët e vendit dhe përtej kufijve, kërkojnë shpëtim shpirtëror dhe fizik teksa marrin rrugën drejt vendit të shenjtë.
“Erdha të falënderoj zotin dhe të ndez një qiri për të, pastaj për pjestarët e familjes. E ndjej veten shumë mirë këtu, e kam vizituar këtë kishë që në kohën e diktaturës ” shprehet një besimtare.
Kisha është kthyer në burim besimi, shprese , dashurie dhe optimizmi për të gjithë pelegrinët.
Teksa i afrohemi muajit qershor, numri i pelegrinëve rritet dita ditës. nata mes 12 dhe 13 qershorit është një ndër netët e shenjta ku numri i pelegrinëve arrin në mijëra.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›