Meritokracia e vonuar e një Krokodili evropian
Duhet pranuar, askush nga analistët e varur e të mosvaruar nuk e pat përfytyruar që një krokodil i balsamosur.. (apo edhe i animuar) francez, te hyrja e një restoranti luksoz në Strasburg, të na sillte aq shumë fat, gjithë këto të mira, arritje dhe suksese të papritura. Krokodili në fjalë na solli paqen, mundësinë e transparencës e të konsensusit, kënaqësinë e mirëkuptimit mes dy palëve në konflikt e në luftë, rehatinë mbarëpopullore të militantëve dhe të qëndrestarëve partiakë, funksionimin normal të institucioneve, përfshi këtu edhe Kuvendin, edhe grevën e urisë, edhe mitingjet dhe antimitingjet, edhe hapjen ose mos hapjen e kutive, si dhe shpresën e vagëlluar deri në atë çast, që edhe të shumëvuajturit shqiptarë të përfitojmë liberalizimin e vizave, bashkë me ëndrrën tonë të vjetër e të re për integrim sa më të shpejtë e, mundësisht, edhe të kollajtë në Evropë…
Krokodili, çuditërisht, bëri të harrohen e të zhvlerësohen edhe peticionet e intelektualëve, bashkë me betejën e ashpër dhe të ndërsjellë mes artistëve dhe akademikëve…Besoj se nuk janë pak këto “benefice”, për ta futur edhe Krokodilin e Strasburgut në historinë tonë ende të parishkruar! Për këtë arsye mund të thuhet që mbas sodit Krokodilit francez ka për t’i shkuar pas historia, nj’ashtu si u ka vajtur dhe po u vete udhëheqësve tanë karizmatikë, madje, ndoshta, ka për të hipur edhe sipër, edhe para tyre! Ka për të hyrë pra në histori, Krokodili i Strasburgut, sepse ka meritën e padiskutueshme e të veçantë se ishte ai dhe vetëm ai që mori (më në fund!) në dorë zgjidhjen e krizës e të grevës së urisë, të konfliktit që ngjante pa rrugëdalje dhe që na kishte pllakosur e futur në një udhë pa fund e pa krye!
Kështu, tash e tutje, nëse Krokodili nuk do të na harrojë e nuk do të na braktisë, nuk do të veprojë keq po të kërcënojë e të mbajë nën vëzhgim të dy udhëheqësit tanë…Kjo do të thotë që Krokodili ka më shumë fuqi, ndikim dhe mundësi se Jakomomi i kohës së Musolinit…Prandaj, Krokodili duhet të thotë hapur, pa drojë e pa sqimë demokratike, se njërin syresh apo edhe të dy, nëse nuk do t’i binden, nëse nuk do të merren vesh, nëse do të hedhin përsëri vickla, në vend të darkës me mëlçi pate, ka për t’i ngrënë, d.m.th ka për t’i eliminuar politikisht në mënyrë që në Shqipëri të mos ketë më kriza politike të tipit “o ti, o unë”, e “kush je ti e kush jam unë”, as bojkote për inat të sime vjehrre, as konflikte krahinore e klanore, as shpifsharje të ndërsjella, as vjedhje votash, as “pas meje le të bëhet qameti”, dhe natyrisht, as greva urie…!
***
Krokodili i Evropës na provoi, ndërkohë që zgjidhja e krizave qenkësh në dorë të dy njerëzve, d.m.th të dy kryetarëve; kriza jonë nuk varet nga inflacioni, as nga kriza globale, as nga papunësia, as nga deficiti, as nga mosfunksionimi i Kuvendit, as nga niveli i korrupsionit, as nga mungesa e demokracisë brenda partive, as nga shkeljet e Kushtetutës, gjë që, tekefundit do të thotë se po ranë dakord kryetarët me njëri-tjetrin (prej ftesës, prej urdhrit, prej kërcënimit apo prej frikës së Krokodilit, këtë kuptoje si të duash), krizat dhe mosmarrëveshjet këtejpari mund të fashiten, mund të shuhen, si të mos kenë ekzistuar kurrë… Por ama - qoftëlarg! - nëse nuk bien në ujdi kryetarët, d.m.th, po u doli frika edhe nga Krokodili i Strasburgut, atëherë na mori lumi përgjithmonë, që do të thotë se krizat dhe konfliktet do të rindizen me një hov të paparë…
Ja pra, përse ka një meritë historike e të padiskutueshme ky Krokodil i Strasburgut: sepse ai na sqaroi dhe na bindi që, derisa kryetarët tanë fuqiplotë janë ata që mund të vendosin për zgjidhjen e ngërçeve e të krizave, atëherë, për invers, a nuk do të thotë kjo se janë po ata që kanë në dorë edhe lindjen, edhe kultivimin, edhe ndezjen e kohëzgjatjen e tyre?! Kjo do të thotë se pa ta, zor se mund të mbijnë kriza hipotetike tek ne, ashtu si me ta, nën mbikëqyrjen e Krokodilit, mund të shuhen krizat dhe konfliktet, qoftë edhe për dy minuta! Ashtu si fëmijët vihen në gjumë duke i trembur me gogolin apo me bajlozin, kryetarët tanë mund t’i vësh në gjumë vetëm po t’u kujtosh Krokodilin e Strasburgut!
Parë me këtë sy, Krokodili shërbeu më shumë se Dejtoni për izraelitët e palestinezët, apo si Rambujeja për kosovarët e serbët, pra një mundësi “diplomatike” e cila aplikohet për të gjetur një zgjidhje që duket e pamundur kur palët janë në luftë: armiqtë e betuar largohen nga vend i luftës që të zbuten dhe të zbythen duke i detyruar, me hir e pahir, të firmosin një marrëveshje! Por, Krokodili ynë ka më tepër merita: ai uli në tryezën e një restoranti, ballë për ballë, pa shumë mundim, vetëm duke skërmitur dhembët, dy kundërshtarët tanë, deri në atë çast kryekrejt të papajtueshëm, jo për të firmosur një Marrëveshje, por për të ngrënë patë e për të pirë verë…
Krokodili i Strasburgut e la derën e restorantit hapur, jo për gazetarët, as për opinionin publik, por për mundësinë ose jo të integrimit tonë në BE…Krokodili kësaj here nuk kërcënoi më, ai vetëm sa tregoi dhembët…Prandaj, për të nuk ka rëndësi kush do të paguajë darkën - darkën gjithsesi do ta paguajmë ne qytetarët - ndërsa për Krokodilin rëndësi ka të zbulojë se cili syresh (prej shqiptarëve) do të guxojë të dalë nesër kundër tij…
Ishte hera e parë që mosmarrëveshjet iknin nga Shqipëria dhe po çoheshin me përdhunë mu në zemër të Evropës…Kjo vaki nuk ka ndodhur as në kohën e Princ Vidit, kur ne nuk ishim bërë shtet dhe rrezikonim të shuheshim si komb! Krejt ndryshe nga Krokodili i Strasburgut, Princ Vidi u detyrua të vinte këtu, bashkë me shpurën dhe nusen e tij, e cila u detyrua të gëlltisë edhe thashethemet se mos burrin e saj e kishin bërë synet dumbabistët…Pra, edhe pse detyra sot duket si më e lehtë, merita e Krokodilit është e padiskutueshme, madje historike, pasi atij nuk iu desh të ulte në një tryezë dy armiq të përbetuar, si Esad Pashën me Ismail Qemalin, Haxhi Qamilin me Princ Vidin, apo si ndozot palestinezët me izraelitët që po bëjnë një luftë mijëvjeçare, por dy shqiptarë të nderuar, dy demokratë të thekur, dy rivalë, dy kryetarë modernë, dy prijës karizmatikë të vitit 2010, të cilët nuk ka orë e ditë të mos na betohen e stërbetohen se po luftojnë për të mirën tonë, për demokraci, për integrim, për NATO-n, për standardet, e natyrisht, me këtë rast, edhe për të njëjtin post.
Ky është një mësim dhe, pse jo, edhe një zbulim tejet i madh për demokracinë tonë arnaute. Për këtë lipset t’u jemi mirënjohës në jetë të jetëve jo vetëm kryetarëve tanë, por që nga sot e tëhu shqiptarët, sidomos ata që votojnë symbyllur dhe ata që vjedhin vota, ata që hyjnë në greva, por edhe ata që firmosin peticione kundër tyre, duhet t’i falen këtij Krokodili shpëtimtar e vendimtar që na i heq konfliktet, mosmarrëveshjet dhe sherret nga Tirana për t’i shuar (apo për t’i ndezur?) në një restorant luksoz të Strasburgut…!Tekefundit, Krokodili bëri atë që duhej të kishte bërë me vakt e me kohë shqiponja jonë me dy kokë, që qëndron prej shekujsh e ngrirë dhe krenare mbi flamurin tonë kombëtar!
***
Ndaj, le të hartohet sa më parë një peticion ku të kërkohet urgjentisht, jo vetëm të rishkruhet sa më shpejt e sa më parë historia, por edhe të futet në të, si një faktor krizëheqës e krizëzgjidhës, sa pajtues aq edhe vendimtar, pikërisht Krokodili i Strasburgut…Andaj, lipset të hiqet sa më parë nga balli i Muzeut tonë Kombëtar mozaiku i realizmit socialist me partizanë, me rilindës e me kooperativiste të dalluara dhe pas kësaj artistët tanë pamorë, ata më të spikaturit, të ndërtojnë në vend të tij një Krokodil madhështor! Ky Krokodil në ballë të Muzeut do të na ofrojë disa mirësi: 1. Do të shërbejë simbolikisht për të na kujtuar dhe provuar se cili është mjeti i vetëm që duhet për t’u marrë vesh (pa kushte) krerët tanë (sigurisht nën hyqmin e ndërkombëtarëve, d.m.th, të Krokodilit); 2. Do të na kujtojë ne, qytetarëve, se një Krokodil evropian, apo dava më mirë, një amerikan, paska vlerë ku e ku më të madhe se të gjithë udhëheqësit tanë karizmatikë; 3. Do të mbajë gjallë, me hijen e vet madhështore mbi ballinën e Muzeut Kombëtar, frikën e pashuar të krerëve tanë nga prania e një Krokodili të Evropës e sidomos të SHBA-ve!
Ky do të ishte kontributi më i çmuar për demokracinë tonë, që prej njëzet vjetësh nuk e di përse quhet e brishtë!
(GSH/BalkanWeb)