E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje me armë në autostradën Veles-Shkup 1 i vrarë e 1 i plagosur

SHKUP- Grabitje me armë në autostradën Veles-Shkup. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë një grabitje të ndodhur sot rreth orës 13:00.
Persona të armatosur kanë ndaluar furgonin e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, i cili po transportonte paratë e grumbulluara nga pikat e pagesës së taksës rrugore.
Ministria e Brendshme bëri të ditur se rrëmbyesit, numri i të cilëve nuk dihet, kanë sulmuar dy punonjësit e ndërmarrjes që gjendeshin në furgon duke lëshuar breshëri plumbash ndaj furgonit. Shoferi ka arritur që t`i shmanget rrëmbyesve me plagë të rënda në trup ndërsa bashkëudhëtari në furgon është prekur nga disa plumba dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Ekipet policore kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk bëhen të ditura detaje të tjera.
(e.n/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›