Mijëra kamboxhianë i japin lamtumirën mbretit Sihanouk

Një turmë e madhe është mbledhur në Phnom Penh të mërkurën, për të mirëpritur në atdhe arkivolin e mbretit Sihanouk të Kamboxhias.
Sihanouk vdiq të hënën nga një atak në zemër në Pekin, ku ishte dërguar për të marrë trajtimin mjekësor. Ai ishte 89 vjeç.
Sihanouk, mbreti i parë i kurorëzuar në vitin 1941, ka qenë një figurë e madhe politike në shtetin e Azisë Juglindore për dekada të tëra para kalimit të pushtetit tek i biri Norodom Sihamoni, në vitin 2004.
Zyrtarët thanë se rreth 200 mijë persona, shumica nga ta të veshur bardh, që është veshje tradicionale e zisë, u mblodhën përgjatë rrugës tetëkilometërshe, derisa arkivoli bartej nga aeroporti për në në Pallatin Mbretëror. Trupi i mbretit do të mbetet në Pallat për tre muaj me radhë, në mënyrë që njerëzit t`i bëjnë nderimet para funeralit të tij.